Artistët në mbështetje të luftës së drejtë të popullit shqiptar 

Artistë të skenës së teatrit dhe filmit kanë nisur një fushatë mbështetje dhe solidarizimi për luftën e drejtë të popullit shqiptar. 

Shumë prej tyre kanë postuar në faqet e tyre në Facebook fotografi duke mbajtur në duar parulla, me moton “duam drejtësi”, ku shkruhet: Shteti serb varua mbi 11 mijë shqiptarë të pafajshëm, #duamdrejtësi#; Kriminelët serbë dogjën mbi 120 mijë shtëpi të shqiptarëve, etj. 

“Përmes këtij veprimi ne shprehim solidarizimin për luftën e drejtë të popullit shqiptar”, ka thënë për Kallxo.com aktori, Fisnik Ademi.  

Akuzat ndaj krerëve të UÇK-së dhe propaganda serbe anti shqiptare qoftë edhe përmes paralajmërimit të xhirimit të një filmi që mundohet të njollosë luftën e UÇK-së, po prite me reagim nga opinioni i gjerë në vend.