Manifesta 2022 në Prishtinë- Foto: Manifesta

Manifesta emëron artistët për edicionin e Prishtinës, gati gjysma e tyre nga Kosova 

Manifesta, bienalja e mirënjohur mobile evropiane, e ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e saj të vitit 2022, që do të hapet në Prishtinë më 22 korrik.

Në këtë bienale do të marrin pjesë 77 artistë, gati gjysma e të cilëve janë nga Kosova. Organizatorët e Manifestit thanë se përqindja relativisht e lartë e pjesëmarrësve kosovarë ka si qëllim ta pasqyrojë kontekstin lokal të këtij edicioni, raporton Art news. 

Një shfaqje kaq madhështore e artistëve kosovarë është e pazakontë për bienalet kryesore evropiane, ku artistët nga Kosova kanë tendencë të jenë të nënpërfaqësuar.

Në ekspozitën kryesore të Bienales së Venecias të këtij viti, për shembull, nuk ka artistë kosovarë. Megjithatë, do të ketë një Pavijon [tendë] Kosovar, i cili këtë vit do ta vë në pah punën e Jakup Ferrit, i cili është në këtë edicion të Manifesta-s.

Krahas këtyre artistëve kosovarë, do të ketë edhe artistë, puna e të cilëve është e njohur për ata që e frekuentojnë qarkun bienal (dy vjeçar), mes tyre Lee Bul, Emily Jacir, Adrian Paci dhe Ugo Rondinone.

Manifesta do të mbahet në qytete të ndryshme me çdo edicion dhe ka fituar një reputacion për sjelljen e anëtarëve të botës së artit evropian në vende përtej kryeqyteteve të pritura. 

Më parë është zhvilluar në qytete si Lubjanë, Marsejë dhe Nikozi. Edicionet e ardhshme në Barcelonë dhe në rajonin e Ruhrit të Gjermanisë janë planifikuar respektivisht për vitin 2024 dhe 2026.

Qytetet zakonisht bëjnë oferta për nikoqirllëk të Manifesta-s duke paraqitur propozime tek organizatorët e bienales.

 Hedwig Fijen, drejtoresha e Manifesta-s, më herët tha në një deklaratë se Prishtina u zgjodh sepse “Kosova duket se po kalon nëpër revolucionin e saj të qetë sa i përket lëvizshmërisë (mobilitetit)”.

Listën e artistëve për edicionin 2022 të Manifesta-s e gjeni si më poshtë:

Petrit Abazi (1983, XK), Piers Greville (1972, AU) & Stanislava Pinchuk (1988, UA)

Klubi i Astronomisë së Kosovës (XK)

Bora Baboçi (1988, AL)

Valentina Bonizzi (1982, IT)

Anna Bromley (1971, DE)

Luz Broto (1982, ES)

Lee Bul (1964, KR)

Lúa Coderch (1982, PE)

Ilir Dalipi (1981, XK)

Yael Davids (1968, IL)

Cevdet Erek (1974, TR)

ETEA (XK)

Jakup Ferri (1981, XK)

Themeli 17 (XK)

Núria Güell (1981, ES)

Driton Hajredini (1970, XK)

Artan Hajrullahu (1979, XK)

Laureta Hajrullahu (1997, RS/XK)

Petrit Halilaj (1986, XK)

Flaka Haliti (1982, XK)

Haveit Collective (XK)

Roni Horn (1955, SHBA)

Majlinda Hoxha (1984, XK)

Astrit Ismaili (1991, XK)

Fitore Isufi Shukriu – Koja (1982, XK) Hristina Ivanoska (1974, MK)

Emily Jacir (1972, PS)

Shejla Kameriq (1976, BA)

Antoneta Kastrati (1981, XK)

Doruntina Kastrati (1991, XK)

Genti Korini (1979, AL)

Argjire Krasniqi (1989, XK)

Edona Kryeziu (1994, XK)

Katalin Ladik (1942, HU)

Brilant Milazimi (1994, XK)

Hana Miletić (1982, HR)

Alketa Xhafa Mripa (1980, XK)

Alban Muja (1979, XK)

Sami Mustafa (1984, XK/FR) S

ilvi Naçi (1981, AL)

Natasha Nedelkova (1993, MK)

Tuan Andrew Nguyen (1976, VN)

Vigan Nimani (1981, XK)

Christian Nyampeta (1981, NL)

Adrian Paci (1969, AL/IT)

Marta Popivoda (1982, RS)

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi (AL)

Pykë Presje (XK)

Lala Raščić (1977, BA)

raumlaborberlin (DE)

Alicja Rogalska (1979, PL/MB)

RomaMoMa (DE/RS) me Farija Mehmeti (1978, Roma/XK)

Ugo Rondinone (1964, CH)

Sahej Rahal (1988, IN)

Nusret Salihamixhiqi (1931, XK)

Iniciativa e Historisë Gojore/Arkivi Sekondar (XK/PL) Fondacioni Katarzyna Kozyra (PL), Tirana Art Lab (AL), Ambasada Kultury (BY), MeetFactory (CZ), Easttoppics (HU), CZKD (RS), BJÖRNSONOVA (SK) , Galeria Artsvit (UA)

Instituti Sekhmet (XK)

Selma Selman (1991, BA)

Driton Selmani (1987, XK)

Abi Shehu (1993, AL)

Chiharu Shiota (1972, JP)

Turizëm Spekulativ (IL)

Starry Skies of Humanity – Raoul Schrott (1964, AT) et al.Beth Stephens & Annie Sprinkle (1960, 1954, SHBA)

StoryLab (XK)

tamtam (AT/DE)

Miryana Todorova (1984, BG)

Vangjush Vellahu (1987, AL)

Alije Vokshi (1945, XK)

Werker Collective (NL)

Sislej Xhafa (1970, XK)

Yll Xhaferi (1988, XK)

Miki Yui (1971, JP)

Driant Zeneli (1983, AL)

Hana Zeqa (1988, XK)

Lulzim Zeqiri (1978, XK)

Dardan Zhegrova (1991, XK)/Art News