Artistët afganë falënderojnë Shqipërinë përmes një murali

Disa artistët afganë të strehuar në Shqipëri pas depërtimit nga Afganistani, përmes një murali të punuar në njërën nga ballinat e ndërtesave në Tiranë, kanë falënderuar Shqipërinë për mikpritjen.

“Faleminderit Shqipëri! Nuk do të harrojmë“, kanë shkruar artistët afganë në gjuhën shqipe.

Artisti afgan, Omaid Hafiza Sharifi, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se murali është bërë për të falënderuar Shqipërinë për mirëpritjen ndaj afganëve.

“Jetoni në qendër të Tirana në Shqipëri, ekipi ‘ArtLords’ dhe disa refugjatë afganë janë këtu për të pikturuar një mural për të falënderuar njerëzit e Shqipërisë për mikpritjen e tyre ndaj afganëve të depërtuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Rreth 2 mijë e 400 afganë të evakuuar nga Afganistani janë strehuar në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë larguar në vende të tjera, ndërsa një pjesë ende vazhdojnë të strehohen ën Shqipëri.