array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Vonohet renovimi i shkollave në Prishtinë

Deklarata

Shpend Ahmeti: Kemi vendosur ta renovojmë shkollën ‘Elena Gjika’ … Do të ndërrohet edhe inventari komplet i shkollës. Ne synojmë që shkolla të jetë gati në vitin e ri shkollor, pra në shtator.

 

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Me kos

Dy shkollat që ishin në proces të renovimit sot nuk i kanë hapur dyert për nxënësit, në ditën e parë të vitit shkollor. Krypometri vlerëson deklaratën e Shpend Ahmetit si rrenë me kos meqë synimi i tij që shkollat e jenë të gatshme në vitin e ri shkollor nuk është realizuar. Për pasojë, nxënësit e këtyre shkollave duhet të presin pjesën e dytë të muajit shtator për të nisur mësimin.

Artikulli

Dy shkolla të Prishtinës sot ishin të vetmet që nuk pritën nxënësit për të filluar vitin e ri shkollor.

Renovimet që kanë filluar gjatë verës në shkollën ‘Elena Gjika’ dhe ‘Pavarësia’ nuk kanë arritur të përfundohen me kohë për datën 3 shtator.

Lidhur me shkollën ‘ Elena Gjika’, saktësisht dy muaj më parë, më 3 korrik të këtij viti, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte thënë se punimet kryhen para fillimit të vitit shkollor.

“Sot kemi nënshkruar një marrëveshje që ka të bëjë me arsimin, përkatësisht me shkollën ‘Elena Gjika’ që është një prej shkollave më të vjetra që i kemi si komunë por edhe ka qenë në gjendje më të rëndë. Kemi vendosur ta renovojmë këtë shkollë me bashkëfinancim ku pjesën më të madhe do ta bart TIKA, ndërsa ne do të bashkëfinancojmë një pjesë. Do të ndërrohet edhe inventari komplet i shkollës. Ne synojmë që shkolla të jetë gati në vitin e ri shkollor, pra në shtator”, kishte thënë Ahmeti.

Në anën tjetër, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj kishte pranuar se janë vonuar me këto punime.

“Për Elena Gjikën kemi pasur disa probleme, është dashur të bëjmë investim 200 mijë euro për shkak të renovimeve. Elena Gjika është objekt i mbrojtur, na kanë penguar 10 ditë duke na vonuar lejen për renovim, prandaj është bërë vonesa”, tha Salihaj për REL.

Ai shtoi se “sa i përket shkollës “Pavarësia” kemi pasur kërkesa të shumta të nxënësve për shkak se është rritur numri i paraleleve të reja, është dashur të shtojmë edhe tri klasa dhe një kabinet”

Krypometri vlerëson deklaratën e Shpend Ahmetit si rrenë me kos meqë synimi i tij për fillimin e vitit shkollor me kohë në këto shkolla nuk është realizuar.