array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Video e shembjes së objektit nga tërmeti në Turqi paraqitet si ngjarje aktuale

Deklarata

Çfar po ndodh me botën??

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Video në të cilën shihet një ndërtesë duke u rrënuar me përshkrimin “Çfar po ndodh me botën??” nuk ka ndodhur në vitin 2024, si është raportuar në disa faqe në Facebook. Kjo video është shpërndarë pa kontekst dhe pa treguar arsyen e shembjes së objektit. Krypometër ka gjetur se video është xhiruar në Turqi në kohën e tërmetit të vitit 2023 që la rreth 42,000 persona të vdekur.

Artikulli

Më 24.04.2024, faqja në Facebook “Ç’kemi News_Sport” (Arkivi) ka shpërndarë një video në të cilën shihet një ndërtesë duke u rrënuar me përshkrimin “Çfar po ndodh me botën??”. 

Kjo video më pas është shpërndarë edhe në faqet e tjera të Facebook “Bledi Çamëria” (Arkivi) dhe “I Përulem Flamurit I Shërbej Atdheut” (Arkivi), e po ashtu grupet “Bukuroshet&Bukuroshat” (Arkivi), “Ç’kemi News_Ufo_s” (Arkivi).

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar faqen e “Shërbimi Meteorologjik Shtetëror të Turqisë” dhe aty nuk është raportuar, se më 23 dhe 24 prill 2024 të ketë ndodhur ndonjë tërmet me dridhje të forta që ka shkaktuar shembje të objekteve. 

As mediat kryesore në Turqi nuk kanë raportuar për ndonjë tërmet apo shembje të objekteve gjatë muajit prill të vitit 2024 (shih këtu dhe këtu).

Përmes kërkimeve në “Google Fact Check Tools”, Krypometër ka gjetur se pamjet e publikuara nga kjo faqe për herë të parë janë publikuar në rrjetet sociale më  07.02.2023

Rrënimi i ndërtesës që shihet në video ka ndodhur për shkak të tërmetit që kishte ndodhur më 06.02.2023 e që kishte goditur Turqinë dhe Sirinë (Arkivi).  Tërmeti i parë ishte 7.7 shkallë të Rihterit, e më pas ishte përcjellë disa orë më vonë nga një tërmet 7.6 shkallë.

TRT Haber”, media në Turqi, kishte raportuar se pamjet tregojnë shembjen e një ndërtese pas tërmetit në Turqi, të cilat ishin xhiruar nga një punëtor që punonte në të njëjtin objekt.

Kombet e Bashkuara (Arkivi) i kishin kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti që ka lënë të vdekur mbi 42,000 njerëz në Turqi e Siri.

“Sot Kombet e Bashkuara janë duke bërë thirrje për ndihmë humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë, që është duke vuajtur nga tërmeti më shkatërrues që e ka goditur këtë shtet në shekullin e fundit”- kishte thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres më 17.02.2024. 

Ai kishte shtuar se rreth 5.2 milionë njerëz kanë nevojë për këto fonde.