Presidentja Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Turqi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ta ndihmuar Turqinë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme.

Kështu ka bërë të ditur në një komunikatë për media Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme” – thuhet në komunikatë.

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur mijëra persona.