array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e montuar e Ardian Kastratit

Deklarata

Parregullësi ka në Abri” dhe me përshkrim “Ngone qysh ja kane votu voten” është e manipuluar.

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video me titull “Parregullësi ka në Abri” dhe me përshkrim “Ngone qysh ja kane votu voten” është e manipuluar. Videos origjinale të publikuar nga deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i është mbivendosur një zë i një qytetarit i cili flet për parregullësitë e zgjedhjeve të vitit 2014. Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në videon reale, ka folur për parregullësitë gjatë një votimi në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur në muajin prill 2024. 

Artikulli

Më 12.04.2024, faqja e Facebook-ut ‘Djj Ccimmi Productions’ (arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati shihet duke folur në sallën e Kuvendit e Kosovës.

Faqja pretendon se Kastrati ka thënë fjalët “Parregullsi ka në Obri të ulët, kanë votu në emër të Shefqet Bytyqit, e kan votu votën, e kanë qitë votën, nuk e ka qitë votën jarani. U kanë, ia ka votu votën, ia kanë qitë, unë jam ai që e dëshmoj e krejt kushdo që të vjen, a jam spiun a nuk jam, le të dalin këta te unë”.

Përmes kërkimeve me InVID, krypometër ka gjetur se zëri është shkëputur nga një intervistë e dhënë nga një qytetar për emisionit Interaktiv të KTV-së, në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit në vitin 2014, pra zëri që dëgjohet në videon në fjalë nuk i përket deputetit Kastrati.

Krypometër ka kontaktuar edhe me vetë deputetin Ardian Kastrati, i cili konfirmoi se zëri që dëgjohet në video nuk është i tij.

“Jo nuk është zëri im. Është fake news”- tha Kastrati.

Gjithashtu Krypometër ka gjetur se videoja origjinale është publikuar nga vet Ardian Kastrati më 09.04.2024. Në atë video deputeti Kastrati flet për projektligjin për tekstet shkollore në Kuvend, duke e quajtur si projektligj të kontrabanduar.

Ai kishte akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se kanë “vjedhur vota në Kuvend”, pasi sipas tij në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me pretendimet e disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se gjatë seancës plenare të mbajtur më 7 mars 2024 nuk ka pasur kuorum për t’u  votuar në parim Projektligji për tekstet shkollore.

Por, pas afro një muaji nga ky zhvillim, KALLXO.com, pati arritur të marrë një përgjigje nga Kuvendi i Kosovës, në të cilën thuhet se votat e asaj dite janë verifikuar dhe projektligji ka kaluar.

“Në seancën plenare të datës 7 mars 2024, sipas numërimit të votave nga Shërbimi i deputetëve dhe konstatimit të Kryetarit të Kuvendit, në votimin për Projektligjin për tekstet shkollore kanë marrë pjesë 63 deputetë, prej tyre 62 deputetë kanë votuar për, ndërsa një ka abstenuar”- thuhet në përgjigjet e Kuvendit për KALLXO.com.

Për shkak të problemeve me sistemin elektronik të votimit në Kuvend, numërimet e votave qe një kohë të gjatë bëhen në formë manuale.

Ardian Kastrati është deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila është në opozitë.