array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Video e manipuluar për trajtimin e hemorroideve

Deklarata

Lajme të rëndësishme për njerëzit me hemorroide

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Video me mbishkrimin “lajme të rëndësishme për njerëzit me hemorroide” është e fabrikuar (deep-fake). Zëri dhe deklarimi i gazetarit Arton Mulliqi nuk janë të vërteta, por të njëjtat janë prodhuar me inteligjencë artificiale për prodhim të videove deep-fake. Edhe zëri dhe deklarimet e mjekut Gazmend Gashi janë të fabrikuara me inteligjencë artificiale. Në intervistën e dhënë në RTK, Gashi kishte folur për “mënyrën natyrale të shërimit të diabetit dhe sëmundjeve hormonale” e jo për hemorroide.

Artikulli

Më 20.03.2024 faqja në Facebook “Një Kosovë e shëndetshme” (Arkiva) publikoi një video me titull “Lajme të rëndësishme për njerëzit me hemorroide”.

Në video shihet gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Arton Mulliqi duke folur në studion e lajmeve të këtij televizionit, si dhe një doktor poashtu nga studiot televizive të RTK-së.

“Nuk është e zakontë të flitet për këtë: trajtimi i hemorodieve me këtë metodë… për të hequr hemoroidet”- thotë në fillim të kësaj video Arton Mulliqi.

Krypometër më 23.03.2024 ka kontaktuar me gazetarin e Radiotelevizonit të Kosovës, Arton Mulliqi, për të verifikuar përmbajtjen e shpërndarë nga faqja “Një Kosovë e shëndetshme”.

Mulliqi ka thënë se kjo video është e rreme.

“Ka disa ditë që ca miq të mijë ma kanë përcjellur linkun e një faqeje në Facebook, në të cilën shihet se edhe keqpërdorur imazhi im dhe zëri im, nga ekrani, për të reklamuar një produkt/ilaçq për hemorroide”– ka thënë Arton Mulliqi më 23.03.2024.

“Kjo është një video e rreme e fabrikuar për qëllime të caktuara, të cilën unë edhe e kam raportuar si të tillë”– ka thënë ai.

Në këtë video pretendohet se Arton Mulliqi e ka intervistuar mjekun Gazmend Gashi.

Pas analizës së bërë dhe kërkimeve të bëra në faqen zyrtare të Radio Televizionit të Kosovës, rezulton se mjeku Gazmend Gashi nuk është intervistuar nga gazetari Arton Mulliqi. Përmes kërkimeve, Krypometër ka gjetur se Gazmend Gashi kishte dhënë një intervistë në RTK më 24.12.2023, në emisionin e mëngjesit, ‘Mirëmengjesi Kosovë’. 

Në këtë emision Gazmend Gashi ishte prezantuar si specializant në Klinikën Interne, diabet dhe endokrinologji. Tema, për të cilën kishte folur në këtë intërvistë Gashi ishte mbi “Mënyrën natyrale të shërimit të diabetit dhe sëmundjeve hormonale”. 

Ai ishte intervistuar nga gazetarja Brikenda Beqiri, e jo nga gazetari i RTK-së, Arton Mulliqi. Kjo vërehet edhe në pamjet e skenës televizive, ajo është në studiot e emisionit të mëngjesit, a jo në edicionin qendror të lajmeve në RTK.

Krypometër ka kontaktuar më doktorin, Gazmend Gashi, i cili ka thënë se video është e fabrikuar.

“Kjo është një video e rreme, të cilen unë e demantoj. Për më tepër, unë asnjëherë s’jam prononcuar në rrjete sociale apo programe televizive për këtë temë, pra të hemorroideve”- ka thënë Gashi në përgjigje për Krypometër.