array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Video e manipuluar për të sulmuar viktimat e ngacmimeve seksuale në Universitet

Deklarata

A esht kjo arsya qe u organizuan dhe e heken Profen?

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Video e publikuar nga një profil  në Facebook (Arkivi) me mbishkrimin “A esht kjo arsya qe u organizuan dhe e heken Profen?” është e manipuluar. Në këtë video janë paraqitur katër deklarata të studentëve që thonë se nuk kanë arritur të kalojnë provimin e matematikës, mirëpo nuk janë paraqitur rrëfimet e tyre se janë ngacmuar seksualisht apo kanë qenë dëshmitarë të ngacmimeve seksuale. Mbishkrimi dhe montimi i videos lë të kuptohet se e gjithë fushata që është bërë ka për qëllim që të largohet profesori nga puna pasi nuk i kishte kaluar studentët në provim. Por, deklaratën për ngacmime seksuale e kanë nënshkruar 27 studentë të fakultetit të Mjekësisë, në mesin e të cilëve ka edhe studentë që e kanë kaluar provimin e Matematikës. Këshilli i etikës i Univervistetit të Prishtinës e ka suspenduar për gjashtë muaj profesorin e matematikës, Xhevat Krasniqi, ndërsa Prokuroria e shtetit ka nisur hetime penale ndaj profesorit Krasniqi për ngacmim seksual. 

Artikulli

Më datë 25.04.2024, një profili në Facebook (Arkivi) ka shpërndarë një video me mbishkrimin “A esht kjo arsya qe u organizuan dhe e heken Profen?”.

Kjo video është shkëputur nga emisioni i “Kallxo Përnime”, në të cilën janë transmetuar rrëfimet e studentëve fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë thënë se janë ngacmuar seksualisht nga profesori Xhevat Krasniqi. 

Krypometër ka gjetur se deklarimet e studentëve në këtë video të shkurt janë nxjerrë nga konteksti. 

Në emision është transmetuar rrëfimi i studentës së parë që zgjatë 16 minuta, por në videon e shkurt është paraqitur vetëm pjesë kur ajo tregon se gjashtë herë nuk ka arritur të kalojë provimin e matematikës tek profesori Xhevat Krasniqi. 

Por, në rrëfimin e plotë që zgjatë 16 minuta, studentja që paraqitet me emrin imagjinar Teuta pasi ka kërkuar të mbetet anonime, tregon rastet e ngacmimit që i ka pasur nga profesori Xhevat Krasniqi. Aty, ajo tregon se në një rast është ngacmuar në rrugë nga profesori Krasniqi para disa kolegëve të tjerë. 

Përveç kësaj, ajo tregon se është ngacmuar edhe gjatë ligjeratave, por në një rast ishte ngacmuar në zyrën e profesorit gjatë konsultimeve që i kishte mbajtur ai.

“Unë kam rënë nga provimi për 0.05 pikë dhe kam hy me kërku sqarime për vlerësimin e tij, ndërsa ai mu ka përgjigj ‘unë jam i drejtë në vlerësim dhe me trup jam i drejtë dhe se mund të bëjë mesazh kurdo që dëshiron dhe është afru me m’përfaqu’ dhe unë në atë moment e kam lënë testin dhe kam dalë”- ka thënë studentja.

Ajo tutje ka treguar se profesori i ka rrëzu nga provimi me gojë edhe në rastet kur i kanë bërë pjesën më të madhe të detyrave me shkrim. 

“Në një rast i kam bërë 9 nga 10 detyrat dhe prapë në testin me gojë më ka rrëzu”- ka thënë ajo.

Edhe rrëfimi i dytë i studentit në videon e publikuar (Arkivi) është paraqitur shumë shkurt, vetëm pjesa që thotë ‘mu nuk më ka kaluar tash e dy vite në provim’. Krypometër e ka analizuar dëshminë e studentit të dytë, që është paraqitur me emrin imagjinar Trim. 

Në dëshminë e tij që zgjatë rreth 5 minuta, Trimi tregon se ka qenë dëshmitar në disa raste kur profesori ka ngacmuar seksualisht koleget e tij. 

Edhe dy studentët e tjerë që kishin dëshmuar për ngacmimet seksuale i është shkëputur deklarimi i tyre vetëm tek pjesët kur ata thonë se kanë rënë nga provimi i matematikës.

07.04.2024, “Kallxo Përnime” (Arkivi) transmetoi rrëfimet e studenteve dhe studentëve të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në lidhje me ngacmimet seksuale që pretendohet t’i ketë bërë profesori i shkencave matematikore, Xhevat Krasniqi.

Përveç këtyre tri studenteve, në Kallxo Përnime më 07.04.2024 rrëfyen edhe 3 djemë që kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngacmimeve seksuale që u ishin bërë vajzave nga viti 2022.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, më 23.04.2024 (Arkivi) e ka pezulluar nga puna profesorin e rregullt të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studentë të Fakultetit të Mjekësisë. Pezullimin nga puna të profesorit Krasniqi, rektori e ka bërë pas rekomandimit të Këshillit të Etikës së UP-së.

Në vendimin e Rektoratit për këtë rast thuhet se KE e ka rekomanduar pezullimin e Krasniqit derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

Pesë ditë pas transmetimit të emisionit të Kallxo Përnime për ngacmimet seksuale, 07.04.2024, “Kallxo Përnime” (Arkivi),  në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria ka autorizuar organet e rendit që të nisin hetimet.

Kryeprokurori Zejnullah Gashi më 12.04.2024 (Arkivi) ka konfirmuar për Krypometër se janë intervistuar katër dëshmitarë.

“Prokuroria ka autorizuar policinë për të ndërmarrë hetime pas publikimit. Janë intervistuar katër dëshmitarë dhe intervistat televizive janë vendosur në dosjen e Policisë”– tha kryeprokurori Gashi.

Xhevat Krasniqi është profesor i rregullt i matematikës në Fakultetin e Edukimit. 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë (Arkivi) e kanë denoncuar për ngacmim seksual në Këshillin e Etikës të UP. Në mesin e 27 studentëve që e kanë nënshkruar këtë peticion kishte student që kanë qenë të ngacmuar seksualisht apo ishin dëshmitarë të ngacmimit. Në mesin e dëshmitarëve që kishin folur në emisionin KallxoPërnime kishte edhe studentë që e kishin kaluar provimin e matematikës te profesori Xhevat Krasniqi.

Krasniqi, në dëshminë e tij para Këshillit të Etikës të UP-së, i kishte kontestuar nënshkrimet e studentëve si dhe kishte thënë se këto veprime të studentëve po bëhen pasi ai është rigoroz në vlerësimin e studentëve.