array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e manipuluar e Albin Kurtit me Shefqet Krasniqin

Deklarata

“KTI SI BESOHET !”

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përmbajtja e videos është e rreme pasi që është e manipuluar. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video të Albin Kurtit duke folur për dialogun me Serbinë me një intervistë të Shefqet Krasniqit për të prodhuar një video të rreme. Krypometri ka bërë një kontrollim të intervistës së Shefqet Krasniqi në RTV Dukagjini dhe ka vërtetuar se Krasniqi e ka pasur fjalën për Milaim Zekën.

Artikulli

Më 6 shtator 2022 faqja në Facebook Drenica Graphic publikoi një video në të cilën Albin Kurti flet për dialogun me Serbinë. Pasi e përfundon mendimin Kurti, në një replikë në po këtë video shfaqet edhe hoxha Shefqet Krasniqi. 

Krasniqii dëgjohet duke thënë: “O këtij s’i besohet në dynja se çfarë thotë ky, nuk e përcjelli, më së paku madje këtë. Nuk humbi kohë më shiku çiftin e këtij’.

Video deri tani ka marrë 83 mijë shikime, 617 komente dhe 799 reagime.

Krypometri ka bërë një kontrollim të intervistës së Shefqet Krasniqi në RTV Dukagjini më 13 prill 2021 dhe ka vërtetuar se Krasniqi nuk ka folur për Albin Kurtin. Krasniqi është deklaruar lidhur me një opinion të Milaim Zekës, i cili në një emision në ATV e kishte quajtur abuzues të Kuranit.

Përmbajtja e videos është e rreme pasi që videoja është e manipuluar. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video të Albin Kurtit duke folur për dialogun me Serbinë me një intervistë të Shefqet Krasniqit për të prodhuar një video të rreme.