array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Sfidat e Gjilanit për adresimin e rekomandimeve të Auditorit

Deklarata

Lutfi Haziri: Për vitin 2017, 8 rekomandime të Auditorit janë zbatuar, 6 janë në proces dhe një është i pazbatuar.

 

Lutfi Haziri

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për sfidat që ka për të adresuar rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm. Zbatimi i disa rekomandimeve nuk është në kompetencë të kryetarit. Njëri nga këto rekomandime lidhet me suspendimin e disa zyrtarëve që kanë aktakuza të ngritura, gjë që e obligon Hazirin të angazhojë punëtor me kontratë mbi vepër.

Artikulli

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), ka organizuar debat në muajin nëntor rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga Komuna e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit është njëra prej komunave që ka marrë më së shumti rekomandime për katër vitet e fundit nga Auditori. Në katër vite ka marrë 60 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit. 9 rekomandime në vitin 2014, nga 18 rekomandime në vitet 2015 dhe 2016, si dhe 15 rekomandime në vitin 2017.

Në tri vitet e fundit del se në tërësi janë adresuar vetëm 10 rekomandime nga 45 sa janë marrë gjithsej.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë debatit numëroi rekomandimet të cilat janë adresuar nga kjo komunë.

“Ne kemi zbatuar 30 rekomandime dhe jemi në zbatim të 11 prej tyre. Për vitin 2017, 8 janë zbatuar, 6 janë në proces dhe një është i pazbatuar”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, rekomandimet e Auditorit janë bazë e mirë për përmirësimin e Administratës, menaxhimit të drejtë dhe proceseve të tjera.

Problemi me prokurimin publik, kontratat mbi vepër dhe çështja e borxheve janë gjetjet që kanë karakterizuar raportet e auditimit për Komunën e Gjilanit vitet e fundit.

32 zyrtarë të akuzuar për krim të organizuar

Fusha e prokurimit publik ka qenë njëra ndër fushat ku Auditori ka hasur në parregullsi, dobësi  dhe shkelje në Komunën e Gjilanit. Kryesisht shkeljet kanë qenë në të gjitha fazat e prokurimit, duke filluar që nga planifikimi aktivitetit të prokurimit, vonesat në ekzekutim të kontratave.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë debatit i cili është mbajtur në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka thënë se prokurimi dhe menaxhimi i kontratave e dallon Gjilanin nga komunat e tjera për shkak të aktakuzës së ngritur për krim të organizuar.

Haziri ka thënë se 32 punëtorë të Komunës të cilët janë nga Zyra e Prokurimit, Zyra e Shërbimeve Publike dhe ajo e Urbanizmit janë pjesë e kësaj aktakuze.

Më tej kryetari Haziri ka thënë se në këtë aktakuzë janë 27 projekte subjekt i hetimeve, të cilat me vendim të prokurorit kanë ndalë punën.

“Ne i kemi zhblloku një pjesë prej tyre por ende 17 prej tyre janë pjesë e hetimeve të cilat nuk kanë përfundu. Të gjithë në Zyrën e Prokurimit janë të suspenduar vetëm një zonjë e cila është e certifikuar është aty. Të gjitha kapacitetet e tjera janë duke u ndërtuar. Gjilani e ka një fat për shkak se jemi përzgjedhur si komunë në partneritet strategjik me USAID, në këto pesë vitet e ardhshme ne do të ndërtojmë kapacitetet në këto tri fusha, në prokurim, në auditim të brendshëm edhe në financa”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se pret që në vitin 2019 së paku të mbyllet procesi gjyqësor ose të bëhet një zgjidhje e përhershme në Zyrën e Prokurimit duke shpallur konkurse të reja.

“Në njërën anë duhet me i rujtë vendet për njerëzit se deri sa nuk vendos Gjykata, nuk e dimë a janë fajtorë apo jo. Duhet me ua siguru vendin dhe duhet me ua siguru 50 për qind të pagës nëse Gjykata vendos në favor të tyre. E kemi vetëm një punëtor me kontratë të rregullt dhe 7 punëtorët e tjerë i kemi me kontratë profesionale. Në fund të vitit iu skadon kontrata, në fund të vitit iu bëhet një vlerësim dhe sipas vlerësimit mundet që këta të ndërrohen. Vlerësimin do ta bëjmë së bashku me USAID”, ka rrëfyer i pari i Gjilanit.

Numri i madh i kontratave mbi vepër

Çështja tjetër e përmendur në raportet e auditimit është edhe rekrutimi me kontratë mbi vepër.

Numrin e madh të kontratave mbi vepër apo siç i ka quajtur Haziri, kontratave profesionale, ai përsëri e ka lidhur me aktakuzën ku janë të përfshirë 32 zyrtarë, pozitat e të cilëve duhet të mbulohen.

“Kjo Komunë qe dy vite është në një aktakuzë për krim të organizuar, i cili i ka marrë me vete edhe 32 punëtorë që kryesisht janë Zyra e Prokurimit, Zyra e Shërbimeve Publike dhe ajo e Urbanizmit. Ato janë zyre që janë mundu me u mbulu me shërbime profesionale. Nuk ka kontrata mbi vepër por janë kontrata profesionale”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se me ligj është i përkufizuar numri i pjesëtarëve të Shërbimit Civil dhe punonjësve publik nëpër organizata buxhetore ku përfshihet edhe Komunën e Gjilanit. Por Haziri ka thënë se Ministria e Financave ka lejuar që Gjilani të ketë një numër të kontratave për shërbim profesional që i nevojiten.

“E keqja e kontratave për shërbim profesional është se paguhen nga buxheti i shërbimeve dhe mallrave dhe kjo për neve nuk është zgjidhje e qëndrueshme e as e përhershme”, është shprehur Haziri.

Mbi 7 milionë euro borxhe ndaj Komunës së Gjilanit

Problem tjetër në Komunën e Gjilanit ka qenë edhe ajo e borxheve që qytetarët dhe bizneset ia kanë Komunës. Por edhe kur Komuna është borxhli ndaj palëve të treta.

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjilanit është njëra prej organizatave buxhetore që nuk ka borxhe nga operatorëve. Ai ka thënë se për momentin Komuna ka borxhe kontingjente që lidhen ekskluzivisht me shpronësime.

“Barra ma e madhe e shpronësimeve është në ndërtimin e rrugës qarkore në Gjilan. Projekt i cili ka filluar që para luftës në Kosovës, një projekt i ish-administratës. Pronarët e tokave janë legjitim, është fakt por nde zvarriten nëpër gjykata”, ka shtuar ai.

Më tej Haziri ka treguar se ndaj Komunës së Gjilanit janë mbi 7 milionë euro borxhe.

“Të cilat ne tash jemi duke i grumbulluar. Nga tetori kemi filluar grumbullimin e borxheve”, ka treguar kryetari Haziri.

Haziri ka thënë se tani do të fillojnë grumbullimin e borxhit përmes përmbaruesit. Obligimet ndaj Komunës janë ndarë në tri kategori, në radhë të parë janë bizneset, në radhë të dytë institucionet e shtetit dhe kategoria e tretë janë qytetarët.

Debati rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nëpër komuna të Kosovës i organizuar nga BIRN, është projekt i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

KALLXO.com ka transmetuar drejtpërdrejt këtë diskutim të hapur, për ta shikuar kiliko në këtë link.

Po ashtu Kallxo.com ka shkruar edhe në lidhje me gjetjet e Auditorit në katër vitet e fundit në Komunën e Gjilanit.

Telashet e Gjilanit me tenderë

.