array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se Radojiçiq ishte deputet në Kuvendin e Kosovës 

Deklarata

U plagos ish deputeti i Kosovës. Ngushëllime ish kolegëve të koalicionit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi në Facebook se Millan Radojiçiq ka qenë deputet i Kosovës është i rremë. Ish nën-kryetari i Partisë Lista Serbe asnjëherë nuk ka kandiduar dhe as nuk ka qenë deputet i Kuvendi të Kosovës. Pretendimet e ngritura për plagosjen e tij janë mohuar nga avokati i tij dhe Krypometri nuk kanë arritur t’i konfirmojë.

Artikulli

Më 26 shtator 2023, faqja në facebook “AdhurimCaps” (arkiva)  ka shpërndarë një fotografi të Millan Radojiçiq me mbishkrimin “U plagos ish deputeti i Kosovës. Ngushëllime ish kolegëve të koalicionit”. 

Fotografia është shpërndarë dy ditë pas ngjarjës së Banjskës, në të cilën u vra një rreshter i Policisë së Kosovës dhe 3 anëtarë të grupit terrorist. 

Për të verifikuar mbishkrimin në të cilin pretendohet se Millan Radojiçiq ka qenë ‘ ish-deputet i Kosovës’, Krypometri ka hulumtuar në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe atë të Kuvendit të Kosovës.

Partia Lista Serbe për herë të parë ka garuar në zgjedhjet e vitit 2014. Në ato zgjedhje, Radojiçiq nuk kishte qenë kandidat, e rrjedhimisht nuk ishte zgjedhur as deputet i Kuvendit të Kosovës, në atë legjislaturë. Bazuar në dokumentet e publikuara nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve, Radojiçiq nuk ka qenë kandidat dhe as nuk është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, as në zgjedhjet e vitit 2017 e as në ato të vitit 2019

Radojiçiq nuk kishte qenë kandidat për deputet dhe as nuk është zgjedhur deputet as në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2021

Lista e deputetëve të zgjedhur nga partia Lista Serbe në zgjedhjet e mbajura me 14 shkurt 2021. 

Që nga hyrja e tij në politikë, Millan Radojiqiç nuk ka qenë asnjëherë deputet i Kuvendit të Kosovës. Radojiçiq ka qenë nënkryetar i partisë Lista Serbe deri më 29 shtator 2023 kur dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë. 

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, kishte publikuar pamje në të cilat shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, në mesin e grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, më 24 shtator 2023.

Sveçla kishte thënë se Radojiçiq ka gjasa të jetë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes grupit terrorist dhe Policisë së Kosovës. 

Por avokati i Radojiçiq kishte mohuar pretendimet e tilla.

“Unë nuk mund të gjykoj asgjë, sepse këtë incizim fatkeqësisht as nuk e kam parë, për sa i përket gjendjes shëndetësore, as nuk ka qenë i plagosur as nuk ka qenë i trajtuar”– tha avokati Petronijeviq.

Më 24 shtator 2023, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh në Banjskë të Zevçanit. Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës kishte publikuar pamje të këtij grupi, në mesin e të cilit ishte edhe nënkryteari i Listës Serbe, Millan Radojçiq. 

Radojqiç ka pranuar zyrtarisht se ka qenë mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit. 

Por, cili është profili i Radoiçiqit, personit i cili është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, ishte arratisur në shkurtin e vitit 2022, në pikën kufitare të Bërnjakut, në veri të vendit. Radoiçiq ishte pjesë e hetimeve për rastin “Brezovica” për shkak të dyshimeve për ndikim në dëshmitarë.

Në vitin 2018, politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën e Veriut. Hetimet e organeve të drejtësisë zbuluan pistat që përfshinin Millan Radoiçiq në vrasjen e tij e për këtë Prokuroria Speciale kishte lëshuar edhe një urdhër-arrest. Por, në fillim të vitit 2021, ky urdhër-arrest është tërhequr nga organet e ndjekjes.

Vetëm pak ditë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë heqjen e fletarrestimit ndaj Millan Radoiçiqit, ai ishte parë duke hyrë në territorin e Kosovës.

Millan Radoiçiq shihet si njeri i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, derisa shpesh u  prit edhe në takime zyrtare në Beograd.

“I forti” i veriut, i cili e ka marrë postin e nënkryetarit të Listës Serbe në qershor të vitit 2018, është takuar me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, në zyrën e kryeministrit, në ndërtesën e Qeverisë dhe është takuar në një jaht në Budvë me kryetarin e AKR-së dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pas SHBA-së, edhe Britania e Madhe në dhjetor të vitit 2022 ka sanksionuar e nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.