array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se më 28 prill 2024 kanë ndodhur tri për shpërthime në veri 

Deklarata

LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri”, i publikuar më 28.04.2024, është i rremë. Policia e Kosovës ka thënë se më datë 28.04.2024 nuk ka pasë shpërthime të tilla në katër komunat veriore të Kosovës. Në raportet ditore të Policisë së Kosovës, të datës 27 dhe 28 prill 2024 nuk është raportuar për tri shpërthime në veri. Shpërthimet për të cilat kanë raportuar tri faqet në Facebook janë raportuar në media më 19.11.2023, por edhe në atë kohë Policia e Kosovës kishte thënë se janë dëgjuar dy detonime, prej të cilat nuk kishte dëme materiale apo në njerëz.

Artikulli

Më datë 28.04.2024 faqja në Facebook “Jeta dhe Shëndeti” (Arkivi) ka shpërndarë një artikull me mbishkrimin “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri”. 

Ky artikull më pas është shpërndarë edhe në faqet e tjera në Facebook, si: “Aktualitete” (Arkiva) dhe “Tradita Shqiptare” (Arkiva). 

Për të verifikuar këto informacione që janë publikuar më 28.04.2024, Krypometër ka kontaktuar Policinë e Kosovës. 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka thënë se më datën e lartëcekur nuk ka pasur ndonjë shpërthim në veri të vendit. 

“Nuk ka pasur incidente të tilla të regjistruara më datë 28 prill 2024 në zonën e veriut”- tha ai për Krypometër. 

Policia e Kosovës dërgon tek mediat raportet ditore (24 orëshe) për ngjarjet kryesore kriminale që janë regjistruar në Kosovë, prandaj Krypometër ka kontrolluar raportet të lëshuara më 28.04.2024 dhe 29.04.2024.

Raporti ditor i datës 28.04.2024 (Akriva) që tregon ngjarjet që kanë ndodhur një ditë më herët, pra më 27.04.2024 nuk ka pasur ndonjë rast të ndonjë shpërthimi në veri. 

E as raporti ditor i datës 29.04.2024 (Akriva) që tregon ngjarjet që kanë ndodhur një ditë më herët, pra më 28.04.2024 nuk ka pasur ndonjë rast të ndonjë shpërthimi në veri. 

Përmes kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se më 19.11.2023 (Akriva) një media në Kosovë kishte raportuar për tri shpërthime në veri të Kosovës. 

Më pas Policia e Kosovës (Akrivi) kishte konfirmuar se në datën e lartcekur kishin ndodhur dy detonime.

“Ka pasur raportime se janë dëgjuar dy detonime në Mitrovicë të Veriut. Policia ka qenë vazhdimisht në teren. Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme”– kishte thënë Veton Elshani, më 19.11.2023.