(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Mbrëmë në Mitrovicë të Veriut është raportuar për dy detonime

Mbrëmë pas mesnate është raportuar për dy detonime, në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur dëme apo lëndime në njerëz.

“Ka pasur raportime se janë dëgjuar dy detonime në Mitrovicë të Veriut. Policia ka qenë vazhdimisht në teren. Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme” – ka thënë Elshani.