array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Kurti vrau katër terroristë dhe e konfiskoi vilën e Radoiçiqit

Deklarata

Albin Kurti vrau katër terrorristë dhe konfiskoi vilën e Millan Radoiçiq

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjen se Albin Kurti vrau katër terrorristë dhe konfiskoi vilën e Millan Radoiçiq është i rremë. Krypometër konfirmoi me burime zyrtare se policia ka vrarë tre terroristë ndërsa vila e Radoiçiq vetëm është sekuestruar dhe nuk është ende e konfiskuar me urdhër të gjykatës.

Artikulli

Faqja e Facebook “Diaspora me Albinin” më datë 12/11/2023 ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një mbishkrim në të cilin ndër të tjera thuhet se Kurti ka vrarë katër terroristë dhe ka konfiskuar vilën e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq (arkivi). 

“Zgjedhjet serbe i ndali. Referendumin serb e ndali. Listën Srpska e shpartalloi. Rojet e Urës i asgjësoi. Radoiçiqit villen ja konfiskoi. Komunat veriore me Kryetarë shqiptarë. 4 terroriste i vrau, te tjerët po shërohen ne Serbi. A ka ende që nuk besoni në Albin Kurtin?”- thuhet në postim. 

Krypometri ka verifikuar këtë informata të shpërndara në Facebook kdje ka konstatuar se Albin Kurti nuk ka vrarë katër terroristë dhe nuk e ka konfiskuar vilën e Radoiçiqit. 

Njoftimet zyrtare të Policisë së Kosovës, e edhe deklaratat e drejtorit të PK-së – Gazmend Hoxha – tregojnë se tre terroristë ishin vrarë nga Njësitë Speciale të Policisë.  Në një intervistë të dhënë me datë 27/10/2023 Hoxha ka folur për tre terrorrist të vrarë

Ky informacion është konfirmuar nga prokurori i rastit Naim Abazi i cili me datë 25/09/2023 kishte konfrmuar me një komunikatë për media se tre terroristët janë vrarë më 24 shtator 2023 nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, në këtë postim është thënë se Kurti “Radoiçiqit vilen ia konfiskoi”. 

Vila e Millan Radoiçiqit nuk është konfiskuar, ajo është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës më datë 29 shtator 2023.

“Prokuroria Speciale do të parashtrojë urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali”- është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale. 

Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit një grup terrorist kishte kryer sulm ndaj Policisë së Kosovës, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku. 

Përgjegjësinë për këtë sulm më pas e kishte marrë ish-nënkryetari i LS-së, Millan Radoiçiq.