array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se kryeministri Albin Kurti ishte në Prokurorinë Speciale

Deklarata

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti hyn në Prokurorinë Speciale

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi me përmbajtje “LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti hyn në Prokurorinë Speciale.Pamjet-Lajmi i plote ne linkun” është i pavërtetë. Burime zyrtare nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar se një vizitë e tillë e kryeminsitrit nuk ka ndodhur. 

Artikulli

Me datë 18 gusht 2023 në disa portale është publikuar lajmi me titullin ‘LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti hyn në Prokurorinë Speciale’. Materiali ka përdorur një fotografi të kryeministrit Albin Kurti i cili shihet duke ecur në rrugë në afërsi të Prokurorisë Speciale ku ndodhet edhe objekti i Kino Armatës në Prishtinë.

Materiali është shprëndarë në faqett  Prit Pak, Pa Censure, Top-news.mk, shekulli.info.  Tetova sot dhe Kosova ime.

Ky lajm u publikua në kohën kur Prokuroria Speciale bashkë me policinë po kryenin bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Krypometri me datë 18 gusht 2023 ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj. Ai ka konfirmuar se kryeministri nuk ka qenë në Prokurorinë Speciale dhe nuk ka qenë i ftuar për ndonjë intervistë.

I njëjti informacion është konfirmuar edhe nga prokurori Valdet Gashi i cili është duke hetuar këtë ngjarje. “Nuk kemi pasë vizitë dhe as intervistim të kryeminsitrit Kurti”- ka thënë gashi në një deklaratë për Krypometrin.

Edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka ka thënë se Kurti sot nuk ka qenë në Prokurorinë Speciale.

“Lajmi në fjalë është i pavërtetë. Kryeministri Kurti nuk ka qenë në Prokurorinë Speciale por në Kino Armata ku janë prezantuar masat e reja të subvencioneve për ndihmë për qytetaret në pajisjet shtëpiake”- ka thënë ai.

Me datë 18 gusht 2023, kryeministri Kurti ka mbajtur një fjalim në  Kino Armata për ta bërë hapjen e thirrjes për mbështetje për investim në pajisje efiçiente.

Ndërtesa e Kino Armatës ndodhet në kompleksin e njëjtë të objekteve shtetërore ku ndodhet edhe objekti i Prokurorisë Speciale.

Kryeministri Kurti pasi ka mbaruar aktivitetin e tij në Kino Armata është ndalur para mediave por nuk ka komentuar bastisjet dhe arrestimet që kanë ndodhur sot në ministrinë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari.

“Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot, me datë 18 gusht të aplikoni për masën e tretë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur, e tash ne e kemi një koktej modest aty, për masën e 3-të të energjisë për efiçiencë, për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që s’po interesojnë, deklarohemi sot gjatë ditës”– tha Kurti para gazetarëve pas hapjes së thirrjes për mbështetje për investim në pajisje efiçiente.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i sotëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.