array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vdekjen e plakut në një motel në Prizren 

Deklarata

Vdes papritmas në një motel një i moshuar nga Kosova

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli “Vdes papritmas në një motel një i moshuar nga Kosova” është i rremë. Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Rajonit të Prizrenit, ka thënë se informacioni është i rremë pasi asnjë person nuk ka vdekur në motel ditëve të fundit. Ai ka thënë se lajmi që po ripublikohet së fundmi është i vjetër, pasi ka ndodhur më 19 mars 2023.

Artikulli

Me 26 korrik 2023 faqja në Facebook “Kosova Sot” ka publikuar një postim me titull “Vdes papritmas në një motel një i moshuar nga Kosova”.

Sipas kësaj faqe një i moshuar 77-vjeçar ka vdekur në një motel në Prizren. Tutje në postimin e bërë në ora 18:00 thuhet se “viktima ishte gjetur i vdekur para orës 12:00 nga punëtorët e motelit”.

Krypometri ka kontaktuar edhe me Policinë e Rajonit të Prizrenit, të cilët kanë thënë se informacioni është i rremë, pasi nuk ka vdekur asnjë person në motel në javën e fundit.

“Ky lajm është i vjetër, e që disa media po e ri-publikojnë dhe deri më tash është publikuar disa herë. Lajmi është i pavërtetë”- ka thënë për Krypometrin, Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Rajonit të Prizrenit. 

Vdekja e 77 vjeçarit në një motel në rajonin e Prizrenit kishte ndodhur më 19 mars 2023. Në atë kohë, zëdhënësi Bytyqi e kishte konfirmuar rastin. 

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një person 77-vjeçar pa shenja jete në motelin ‘Villa AI’ në Prizren. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është konsultuar prokurori i cili ka kërkuar që trupi të dërgohet për autopsi. Derisa rasti po trajtohet si ‘hetim i vdekjes’”- kishte thënë për KALLXO.com, Shaqir Bytyqi më 19 mars 2023