Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një 77-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Prizren.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, për KALLXO.com ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i tij të dërgohet për autopsi.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një person 77-vjeçar pa shenja jete në motelin ‘Villa AI’ në Prizren. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është konsultuar prokurori i cili ka kërkuar që trupi të dërgohet për autopsi. Derisa rasti po trajtohet si ‘hetim i vdekjes’”- tha ai.

Tutje, Bytyqi theksoi se personi ka qenë i rajonit të Hasit me dokumente po ashtu edhe të Kroacisë.