array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për përdorimin e targave të UNMIK-ut në Kosovë 

Deklarata

Ne veri nuk ka me targa serbe. Qeveria duhet te reagoje edhe keto targat e unmikut ti largoje sa me pare

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull  “ Ne veri nuk ka me targa serbe. Qeveria duhet te reagoje edhe keto targat e unmikut ti largoje sa me pare” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se targat KS të cilat shpërfaqen në artiull nuk janë në përdorim në Kosovë .që nga data 17/09/2020.

 

Artikulli

Më datë 17/12/2023 faqja e Facebook “Diaspora me Albinin” ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet ish – presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me përshkrim se qeveria duhet t’i largojë edhe targat e UNMIK-ut. 

“Ne veri nuk ka me targa serbe. Qeveria duhet te reagoje edhe keto targat e unmikut ti largoje sa me pare” – thuhet në këtë postim (Arkivi). 

Krypometri ka verifikuar nëse në Kosovë përdoren targat KS të cilat nisën të përdoreshin që nga paslufta në mandatin e UNMIK-ut.

Me datë 17 shtator 2020, Agjencia e Regjistrimit Civil kishte njoftuar se të gjitha makinave me targa KS do tu ndalohej regjistrimi.

“Përfundojnë të gjitha procedurat e regjistrimit të mjeteve me targa KS që janë aplikuar nga viti 2011, bazuar në Marrëveshjen për lëvizjen e lirë të vitit 2011 dhe Aranzhimet për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes të 14 Shtatorit 2016” – thuhet në vendim.

Krypometri ka kontrolluar edhe në arkiva dhe ka konstatuar se përdorimi i targave të tilla ishte ndaluar para disa viteve, gjatë kohës sa në qeverisje ishte Lidhja Demokartike e Kosovës në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pra Qeveria Hoti. 

Pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme e kishte mbajtur gjatë asaj kohe Agim Veliu. 

Më 20/09/2021 Veliu kishte njoftuar se gjatë kohës sa kishte shërbyer si ministër i Brendshëm kishte marrë vendim (Arkivi) që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS. 

Veliu asokohe kishte thënë se vendimi i MPB-së për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin ai në cilësinë e ministrit të Brendshëm e kishte nënshkruar më 17/09/2020. 

Veliu kishte thënë se njëkohësisht vendimi i atëhershëm ishte rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.