array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena për intervistimin e Naim Murselit  

Deklarata

Çfarë tha sot Naim Murseli para Prokurorisë, flet avokatja

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi i bërë më 18.04.2024 me titull “Çfarë tha sot Naim Murseli para Prokurorisë, flet avokatja” , është i rremë. Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, ka thënë se Naim Murseli nuk është intervistuar më 18.04.2024, si është raportuar në media.  Prokuroria Themelore e Prishtinës e kishte marrë në pyetje Naim Murselin, të dyshuarin për rastin e vrasjes së bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj më 01.02.2024.

Artikulli

18.04.2024 faqja në Facebook “Aktualitete” ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Çfarë tha sot Naim Murseli para Prokurorisë, flet avokatja”.

Naim Murseli së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën janë të dyshuarit kryesor për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj më 29.11.2023.

Krypometër ka kontaktuar me avokaten e Naim Murselit, Teuta Zhinpotoku, e cila citohet në postimin e bërë nga faqja “Aktualitete”. Zhinipotoku ka thwnw se Naim Murseli nuk është intervistuar nga Prokuroria, më 18.04.2024. 

Ajo ka thënë se më 18.04.2024 nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë dhe se informacioni për intervistimin e Naim Murselit është i rremë.

“Nuk është e vërtetë se Naim Murseli është intervistuar të enjten nga Prokuroria”- tha Zhinipotoku për Krypometër.

Krypometër ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili ka thënë se nuk ka informacione se Naim Murseli është intervistuar më 18.04.2024 ,

Krypometër, përmes kërkimeve në internet, ka gjetur se Naim Murseli ishte intervistuar nga Prokuroria më 24.01.2024. Informacioni për intervistimin e tij ishte konfirmuar nga avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinpotoku.

Naim Murseli është arrestuar (Arkivi) më 01.1202023, dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. 

Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. 

Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë (Arkivi) përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. 

Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.