array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për dronët Bayraktar 

Deklarata

Droni Bayraktar mbi aeroportin ushtarak te Gjakoves

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Droni Bayraktar mbi aeroportin ushtarak te Gjakoves” është i rremë. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se asnjë dron nuk është ngritur mbi aeroportin ushtarak të Gjakovës. Ish-ministri Mehaj e ka mohuar të ketë thënë se “kemi arme qe mund te godasin nga Gjakova”.

Artikulli

Më 8 gusht 2023 faqja e internetit “Diaspora me Albinin” ka publikuar një postim në Facebook në të cilin pretendohet se mbi aeroportin ushtarak të Gjakovës shihet duke fluturuar një dron Bayraktar.

“Droni Bayraktar mbi aeroportin ushtarak te Gjakoves. Ju rrefej fjalet e ministrit Mehaj,ne pytjen nese kemi arme te mbrohemi nga Serbia, ministri tha qe kemi arme qe mund te godasin nga Gjakova”- thuhet në postimin e datës 8 gusht 2023.

Krypometri ka kontaktuar me ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, cili e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë.

“Kohë më parë kam thënë se kemi kapacitet me mbrojtë vendin, por asnjëherë nuk kam thënë se mund të godasim nga Gjakova”- ka thënë Mehaj për Krypometrin.

Krypometri ka kontrolluar këtë informacion për të verifikuar nëse ndonjë dron i tipit Bayraktar është ngritur mbi këtë aeroport.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës me datë 23/08/2023 në një përgjigje me shkrim për Krypometër ka konfirmuar se nuk ka pasur një fluturim të tillë. 

“Nuk është e vërtetë se në aeroportin ushtarak të Gjakovës është ngritur ndonjë dron. Ndërsa sa i përket kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së padyshim se janë në nivelet më larta që kanë ekzistuar ndonjëherë, kjo për shkak të investimit të vazhdueshëm në këtë drejtim, e që vetëm gjatë 29 muajve të fundit është investuar rreth trefish më shumë, apo 191% më tepër se qeverisjet e kaluara”- thuhet në përgjigjen e dhënë nga Liridona Gashi, Këshilltare Politike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më 16 korrik 2023 ishte bërë e ditur se Qeveria e Kosovës ka blerë nga Turqia dronë Bayraktar TB-2.

Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.”- kishte shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Facebook.