array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për arrestimin e “spiunit serb” që financoi “Lëvizjen Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame”

Deklarata

“Policia arrestoi spiunin serb që financoi të ashtuquajturën ‘Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame’”

Faqe në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi në TikTok me titull “Policia arrestoi spiunin serb që financoi të ashtuquajturën ‘Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame’” është i pavërtetë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se nuk ka persona të arrestuar me këtë dyshim. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës edhe nga Prokuroria e Pejës.

Artikulli

Profili me emër “arsimberisha14” në rrjetin social Tik Tok më 25.10.2023  ka publikuar një video (arkiva) me mbishkrimin “Nuk ndalet policia e Kosovës, arrestoi spiunin serb që financoi të ashtuquajtrën ‘Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame’”. 

Në këtë video është fotografia e një zyrtari policor dhe një fotografi e një pjesëmarrësi në tubimin e Lëvizjës Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame” e bërë publike më 21.10.2023. 

Krypometri ka verifikuar informacionin e shpërndarë nga ky profil në Tik Tok . 

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për Krypometrin se nuk ka persona të arrestuar për këtë ngjarje, por vetëm se prokuroria ka nisur hetime për nxitje të urrejtes.

Ndërsa Policia e Kosovës në një deklaratë për Krypometër ka konfirmuar se nuk ka ndonjë person të arrestuar. Vetëm një shtetas maqedon është deportuar për në republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, shtetasit A.K., nga Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kërkesën për vazhdim të lejeqëndrimit në RKS, sipas ligjit për të huaj 04/L-219”- thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë. 

Deklarimet e “Lëvizja: Braktisja vullnetare e fesë islame” por edhe ato se çka u thanë gjatë daljes së tyre në publik të këtij grupi, tashmë do të hetohen edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, konfirmoi KALLXO.com më 26.10.2023.

Dalja në publik e këtij grupi të qytetarëve kryesisht nga Deçani ishte më 20.10.2023, ndërsa vetëm tri ditë më pas ishte kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj që mblodhi Këshillin e Bashkësisë Islame në këtë komunë.

“Në takimin e sotëm me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduam që të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tanë. Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës”- ka shkruar Ramosaj në një postim në Facebook më 23.10.2023.