array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Reklama me mjekë fiktivë për shitjen e një kremi

Deklarata

VRITENI INFEKSIONIN FUNGAL PËRPARA SE SA AI T’JU VRASË JU. LARGIM I INFEKSIONIT FUNGAL NË MËNYRË TË SHPEJTË DHE TË PËRBALLUESHME

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titull “VRITENI INFEKSIONIN FUNGAL PËRPARA SE SA AI T’JU VRASË JU. LARGIM I INFEKSIONIT FUNGAL NË MËNYRË TË SHPEJTË DHE TË PËRBALLUESHME” është bazuar në fakte të rrejshme. Në artikull janë cituar mjekë fiktivë, të cilët janë ilustruar me fotografi ilustruese. Kremi që reklamohet në këtë artikull nuk ka Autorizim Marketingu, i nevojshëm për shitjen e një bari në Kosovë. Drejtori i Klinikës së Dermatologjisë në QKUK, Enver Krasniqi ka thënë se në Klinikë nuk rekomandojnë barna jashtë listës esenciale.

Artikulli

Më 25 dhjetor 2023, faqja në Facebook ‘Lucas Baxter’, (arkiva) e ka shpërndarë një artikull me titull “VRITENI INFEKSIONIN FUNGAL PËRPARA SE SA AI T’JU VRASË JU. LARGIM I INFEKSIONIT FUNGAL NË MËNYRË TË SHPEJTË DHE TË PËRBALLUESHME”. 

I njëjti artikull është publikuar në faqen e internetit ‘cashkoval.com’,(arkiva).

Artikulli citon Abedin Musain si specialist të sëmundjeve dermatologjike dhe veneriane. Në artikull, Abedin Musai është ilustruar me një fotografi të cilën Krypometër përmes TinEye ka gjetur se është bërë me qëllim të ilustrimit të profesonit të mjekut. Kjo fotografi mund të shkarkohet së bashku me një disa fotografi të tjera ilustruese. 

Krypometri ka kontrolluar nëse ky mjek ushtron profesionin në Kosovë, por në listën e anëtarëve të Odës së mjekëve të Kosovës nuk figuron asnjë doktor me emër të tillë.

Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e pavarur profesionale e mjekëve që ushtrojnë veprimtari profesionale mjekësore në Republikën e Kosovës.

Në artikulli është bërë reklamë për shitjen e një kreme, për të cilin pretendohet se shëron mykun e thonjëve.

Krypometër ka kontrolluar nëse ky produkt bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës.

Produkti ‘Fungo Stop’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Për të verifikuar edhe më tej këtë lajm, Krypometër ka pyetur edhe drejtorin e Klinikës së Dermatologjisë në QKUK, Enver Krasniqi nëse e rekomandon këtë kremë për shërimin e mykut të thonjëve.

Krasniqi në një përgjigje për Krypometër ka thënë se nuk e njeh këtë produkt.

“Në klinikë nuk rekomandohet asnjë kremë, asnjë produkt, medikament që nuk është në listën esenciale të barnave, pra nuk e njoh këtë kremë apo çfarë është kjo”- thuhet në përgjigjen e Krasniqit të datës 29/12/2023.

Edhe Astrit Haxhijaha, që është specialist farmacisë klinike, ka thënë se nuk e njeh si produkt.

“Nuk e njoh si produkt, rrjedhimisht nuk e di funksionin e tij, por në bazë të fotos duket që është produkt për eliminimin e mykut të lëkurës”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës.