array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i manipuluar se flamujt serb u larguan nga Leposaviqi 

Deklarata

Flamujt serbë janë larguar nga Leposaviqi është i manipuluar.

Media

Vlerësimi

Me kos

Pretendimi se flamujt serbë janë larguar nga Leposaviqi është i manipuluar. Krypometri ka konstatuar se në atë zonë flamujt e vjetër vetëm janë zëvendësuar me flamuj të rinjë të Serbisë, e nuk janë hequr krejtësisht. Burime zyrtare dhe materiale filmike e kanë dëshmuar se flamujt vazhdojnë të qëndrojnë në atë zonë.

Artikulli

Më 18/09/2023 profili në Facebook Viktor Ćereti ka shpërndarë një video në të cilën thuhet se flamujtë serbë janë hequr nga Leposaviqi. 

Materiali brenda videos ka një përmbajtje në të cilën shkruhet “Leposaviq, hiqen flamujt serb…”. Materiali vazhdon me përmbajtjen “Km Albini duke i pru sh…t n’Kosovë. Lopozita ,anal-istat, analfabetet votuesit duke p*rdh tër kohën a në fakt shikone vet”- thuhet në përshkrimin e videos së shpërndarë. 

Kjo video është marrë nga një profil në rrejtin social në Tik Tok në po të njëjtën datë ndërsa në rrjetin social Facebook ka arritur një audiencë prej 108 shpërndarjesh.

Për shkak të ndikimit të madh në publik dhe numrin e shpërndarjeve, Krypometri ka verifikuar nëse ky informacion është i vërtetë.

Të dhënat tregojnë se materiali origjinal është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga faqja KosovoOnline me datë 14/ 09/2023 .

Në materialin filmik shihen punëtorët e një kompanie duke i zëvendësuar flamujt e vjetër me të rinjë.

Krypometri ka verifikuar edhe më tutje nëse materiali është i vërtetë. Me datë 19/09/2023 Krypometri ka telefonuar kompaninë e cila ka kryer punimet në këtë zonë.

“Flamujt janë zëvendësuar me kërkesë të autoriteteve lokale”- ka thënë përfaqësuesi i kompanisë i cili nuk ka dashur të prezantohet. Ai nuk ka saktësuar për cilat autoritete bëhet fjalë mirëpo Krypometri ka kuptuar se bëhet fjalë për struktura paralele në atë zonë. 

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, parti kjo që mbanë qeverisjen e Leposaviqit ka thënë se komuna e Leposaviqit nuk ka pasur gisht në zëvendësimin e flamujve.

Për të verifikuar situatën në terren Krypometri me datë 19/09/2023 ka vizituar zonën për të verifikuar nëse flamujt janë hequr apo janë zëvendësuar.

Fotografitë tregojnë se në vendin e njëjtë i cili ndodhet në afërsi të komunës së Leposaviqit qëndrojnë të varur flamuj të ri.