array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për Lumir Abdixhikun

Deklarata

Po e përcjellim me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit’, Por spo mundem të Gjej asgjë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Është i rremë mbishkrimi “Po e përcjellim me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit’, Por spo mundem të Gjej asgjë” i vendosur mbi fotografinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Krypometër, e ka verifikuar se postimi është manipuluar pasi citatit real të Abdixhikut i është shtuar pjesë “por spo mundem te Gjej asgjë”. Zëdhënësi i LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se postimi është manipuluar pasi Abdixhiku nuk e ka thënë një gjë të tillë, duke shtuar se LDK-ja ka raportuar disa raste për të cilat Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet.

Artikulli

Më 07.04.2024, faqja në Facebook, ‘Diaspora me Albinin’, (arkiva) ka publikuar një fotografi të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut me deklaratën, “Po e përcjellim me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit’, Por spo mundem të Gjej asgjë”.

Krypometër, përmes kërkimeve në Facebook, ka gjetur se fotografia reale fillimisht ishte publikuar nga portali Koha.net. Por, në faqen në Facebook të portalit Koha.net është publikuar fotografia e Lumir Abdixhikut me mbishkrimin “Po e përcjellim me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit”. Pra, në Koha.net nuk është pjesë e citatit “Por spo mundem të Gjej asgjë”.

Përveç kësaj, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, për të parë nëse Abdixhiku ka thënë “po e përcjellim me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit, por spo mundem të Gjej asgjë”. 

Xhaferi ka thënë se postimi është i rremë.

“Ky është lajm i rrejshëm. LDK ka ngritur komisione hetimore për keqpërdorimet e pushtetit në KEK, po ashtu ka propozuar komision hetimor për rezervat shtetërore, si dhe komision hetimor parlamentar për kontratat një burimore. Në bazë të këtyre temave që LDK i ka ngritur, Prokuroria Speciale ka intervistuar Martin Berishajn, Ambasador në Kroaci, ka arrestuar Nagip Krasniqin, drejtor në KEK dhe ka intervistuar Rozeta Hajdarin, ministre e MINT”- thuhet në përgjigjen e Tahirit të datës 17.04.2024.

Tahiri ka thënë se Abdixhiku ka thënë ‘’Po e përjellim me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit’’ por jo edhe pjesën ‘’Por spo mundem të Gjej asgjë’’.

“Lumiri ka thene, “po e përcjellim me llupë keqpërdorimet e pushtetit”. Nuk e ka thënë fjalinë e fundit aty: “por spo mundem te Gjej asgjë”, – ka  sqaruar tutje Tahiri.

Më 04.04.2024 deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pati një deklarim në seancën e Kuvendit rreth ‘’Themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024’’.

Po ashtu më 14.03.2024, Bajrami kishte thënë në Kuvend se në Qeverinë Kurti 2 u nënshkruan mbi 1,800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro.