array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Përshkrimi i rremë për Rron Gjinovcin

Deklarata

Me kete prononcim Rroni e pat fituar besimin tek Albin Zdravooo

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Përshkrimi i videos “me kete prononcim Rroni e pat fituar besimin tek Albin Zdravooo” është i rremë. Videoja është realizuar në vitin 2017, pesë vite pasi Rron Gjinovci ishte larguar nga Vetëvendosje, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti. Gjinovci ka thënë se përshkrimi i videos është i rremë.

Artikulli

Më datën 14 korrik 2023, është publikuar në faqen “Prishtina” një video e opinionistit Rron Gjinovci me përshkrimin “Me kete prononcim Rroni e pat fituar besimin tek Albin Zdravooo”. 

Në këtë video-material, Gjinovci flet për kohën e ish-Jugosllavisë. 

Krypometri ka biseduar me Rron Gjinovcin i cili e ka demantuar që ky material ka të bëjë me “fitim” të besimit nga kryeministri Albin Kurti. 

Gjinovci ka thënë se kjo video është e vitit 2017, pesë vite pasi kishte dalur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ky përshkrim nuk është i vërtetë. Videoja është bërë me 27 tetor 2017. Unë kam qenë aktivist në Lëvizje Vetëvendosje nga viti 2008 deri në korrik 2012. Kjo video është bërë pasi kam dalë nga LVV”- tha Gjinovci.