array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Mbrojtja e rrejshme e shtëpisë së Kulturës së Vushtrrisë

Deklarata

Xhafer Tahiri: Shtëpia e kulturës formalisht nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore, por ka 70 vite histori në qytetin e Vushtrrisë, prandaj duhet të ruhet si një prej objekteve të trashëgimisë kulturore në Vushtrri.

 

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Shtëpia e Kulturës në Vushtrri është rrënuar. Dikur LDK-ja e akuzonte PDK-në, e tash kjo e fundit që është në opozitë e akuzon Xhafer Tahirin nga LDK për rrënim të këtij objekti. Tahiri ishte zotuar që do ta mbronte këtë objekt.

Artikulli

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë fushatës zgjedhore në emisionin DebatPernime kishte deklaruar se Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri do të ruhet si objekt  i trashëgimisë kulturore.

“Shtëpia e kulturës formalisht nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore, por ka 70 vite histori në qytetin e Vushtrrisë, prandaj duhet të ruhet si një prej objekteve të trashëgimisë kulturore në Vushtrri”, kishte premtuar Tahiri.

Tahiri madje  kishte akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për projektin e rrënimit të Shtëpisë së Kulturës.

“Shtëpia e Kulturës është shpëtuar me insistimi e LDK-së, pushteti i vjetër i PDK-së ka pasur në plan ta rrënojë dhe të ndërtoj ndërtesa të larta aty, për këtë i kanë rrënuar edhe shkallët dhe kanë mbyllur hyrjen aty” kishte deklaruar Tahiri.

Premtimin  që kishte dhënë Tahiri për ruajtjen e Shtëpisë së Kulturës  në Vushtrri nuk ka arritur ta mbajë, pasi që Shtëpia e Kulturës ka filluar të rrënohet gjatë javës së kaluar.

Në bazë të vendimit të marrë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë në marsin e vitit 2017 qendra e kulturës “Hasan Prishtina” do të rrënohet pjesërisht. Salla e kësaj qendre nuk do të rrënohet ajo do t’i bashkëngjitet objektit i cili pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Tahiri është arsyetuar se kur ka marrë mandatin si kryetar i Komunës e ka gjetur të gatshëm vendimin për nënshkrimin e kontratës për objektin e Qendrës së Kulturës, pasi procedurat kanë përfunduar gjatë kohës së zgjedhjeve.

“Procedurat dhe i gjithë projekti natyrisht kanë qenë të përfunduara shumë kohë më parë. Por çuditërisht krejt prokurimi afër 1 milionësh është filluar e është përfunduar gjatë procesit zgjedhor, ndërsa tërë procesi ka përfunduar vetëm 4 ditë para se ne të marrim detyrën”, ka thënë Tahiri pë KALLXO.com.

Këtu mund te lexoni një analizë për këtë shtëpi të kulturës.

http://kallxo.com/rrenimi-i-premtimit-te-kryetarit-te-vushtrrise/