array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Mashtrimi i LDK-së për qeveri të vogël

Deklarata

Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re.

Programi i LDK-së: BESO

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Avdullah Hoti nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë nga partia e tij, LDK-ja, për qeveri të vogël. Hoti madje po e kopjon Haradinajn të cilin e akuzonte për emërimin e 80 zëvendësministrave, koordinatorëve dhe stafin tjetër përcjellës. Qeveria Hoti aktualisht është duke e mbajtur sekret numrin e zëvendësministrave të emëruar. KALLXO.com është duke i publikuar numrin e zv.ministrave nëpër ministri të caktuara e që shkon deri në 5 zv.ministra për ministri.

Artikulli

“Janë emëruar rreth 80 zëvendësministra, të cilët kanë rreth 80 këshilltarë, si dhe disa koordinatorë nacionalë. Të gjithë këta vetëm për të akomoduar interesat e qeverisë që ka 24 parti, të cilat përfaqësojnë vetëm 1/3 e elektoratit”, kishte deklaruar Avdullah Hoti më 30 janar 2019 duke folur për qeverinë Haradinaj që kishte thyer rekordet për emërimin e zëvendësministrave.

Të njëjtën kritikë Hoti e kishte përsëritur edhe shumë herë të tjera gjatë kohës sa LDK-ja ishte në opozitë.

Hoti, sa ishte Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në opozitë, ditën kur u shpërnda Kuvendi i Kosovës, më 22 gusht, e quajti qeverinë Haradinaj si më të madhen në botë. Krejt emërimet, sipas tij, i kushtonin shumë kuletës së shtetit.

“Qeveria e PAN-it do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë. Më 454 të emëruar politik, kryeministri me 35 këshilltar, 5 zv/kryeministra me 55 këshilltar, 21 ministri me 147 këshilltar, 80 zëvendësministra me 80 këshilltar të tyre, me pesë koordinator me nën koordinator dhe me asistentë e nën koordinator dhe përtej këtyre janë punësua edhe 1 mijë 200 veta me kontratë, prej cilëve 95 në zyrën e kryeministrit dhe 200 të tjerë në Telekom”, kishte thënë Avdullah Hoti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Nuk ishte vetëm kryeministri aktual Avdullah Hoti i zëshëm nga LDK-ja kundër qeverisë së madhe. Paria e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e shihnin shumë ndryshe organizimin e qeverisjes për nga madhësia e saj, duke e kritikuar Haradinaj.

“Problemi i parë që është vërejtë me qeverisjen e kaluar, ka të bëjë me konceptin e qeverisjes. Kemi pasë një qeverisje të madhe e cila ka pasur mbi 20 ministri, kemi pasur një ndërhyrje për herë të parë duke prezantuar Koordinatorët Nacionalë dhe rajonalë, që janë rrezikim i sistemit qeverisës dhe kemi pas kapje të institucioneve të pavarura. Shtylla e parë e qeverisjes mendoj që është baza mbi cilën do të ndërtojmë qeverisjen tonë. Elementi i parë ka të bëjë me një qeverisje të vogël, që është koncept i partive të djathta”, ka thënë Arben Gashi i LDK-së në një emision debutues në shtator të vitit 2019.

Para dhe gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale, LDK vazhdimisht premtoi se kur të vijë në pushtet do ta zvogëlojë numrin e këtyre posteve në ekzekutiv.

Premtimi i parë në plan programin qeverisës të LDK-së ishte zotimi për “qeveri me 12 ministri e 24 zëvendësministra”.

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan programin qeverisës së LDK që quhet “Beso.”.

Por, kur tash gjërat kanë ndryshuar. Më t’u bërë kryeministër, Avdullah Hoti po e kopjon Haradinajn, të cilin e kishte kritikuar.

Kryeministri Hoti ka filluar të emërojë zëvendësministra nëpër ministri të ndryshme. Në list të dërguar në KALLXO.com nga Zyra e Kryeministrit del se deri më tani, ka emëruar 46 zëvendësministra. Ky numër pritet të shtohet ditëve në vazhdim meqë janë tri ministri që deri më tani kanë vetëm nga një zëvendësministër të emëruar. Ndërkohë, janë 5 ministri të tjera në të cilat janë emëruar vetëm nga 2 zëvendësministra.

Por, disa ministri tashmë kanë nga 5 zëvendësministra të emëruar.

Në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që udhëhiqet nga kolegia e Abrashit në LDK, Vlora Dumoshi, deri më tani janë emëruar pesë zëvendësministra.

Pesë zëvendësministra janë emëruar edhe në ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit që udhëhiqet nga Blerim Kuçi i AAK-së.

Edhe ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Besian Mustafa i LDK-së tashmë numron pesë zëvendësministra.

Në ministrinë e Punëve të Jashtëm janë emëruar katër zv.ministra, aq sa janë emëruar edhe në ministrinë Infrastrukturës që udhëheq Abrashi, deri më tani janë emëruar katër zëvendësministra. Përveç saj, asnjë nga të emëruarit nuk është grua.

Numër të vogël të zëvendësministrave kishte paraparë edhe Arban Abrashi nga LDK gjatë fushatës zgjedhore.

“Mundësisht duhet kjo reforma në administratë publike, se edhe vetë kam punu. Së paku një duhet të jetë, në disa(ministri), mund t’i kenë edhe dy, për shkak të shumë dikastereve që kanë”, kishte thënë ai në një intervistë për KALLXO.com gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale.

Nga një zëvendësministër është emëruar në ministrin e Drejtësisë, Arsimit dhe të Zhvillimit Rajonal.

Ne pesë ministri të tjera janë emëruar nga dy zëvendësministra: Ministria e Shëndetësisë, Mbrojtjës, Tregtisë, Kthim dhe Komunitete dhe atë të Pushtetit Lokal. Kurse, nga tre zv.ministra janë emëruar në ministrin e Financave dhe të Punës.

Ndërkohë, Qeveria Hoti ka nisur edhe me emërimin e koordinatorëve. Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot e kanë emëruar Kordinatorin shtetëror për dialogun. Kallxo.com ka raportuar edhe

Ndërkohë, KALLXO.com raporti ditë më parë se, njëri nga Koordinatoret Nacional pritët të kthehet në zyrën e kryeministrit.

 

 

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.