array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: PDK

Kadri Veseli i ha fjalët për largim të njerëzve me aktakuza nga PDK-ja

Deklarata

Kadri Veseli: [Veseli] i siguroi të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që asnjë person me aktakuza për korrupsion të mbajnë pozita në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në institucionet që udhëhiqen prej saj

 

 

Kadri Veseli

Vlerësimi

Rrenë

Me rënien e qeverisë së koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe paralajmërimin e zgjedhjeve të reja, gjerat kanë ndryshuar në PDK. Sami Lushtaku që deklaronte se në partinë e tij janë 4-5 njerëz që e kanë në kontroll gjithë shtetin është kthyer në takimin e Këshillit Drejtues të PDK-së. Pjesëmarrës në këtë organ drejtues të partisë ishte edhe Adem Grabovci, protagonist i skandalit “Pronto”. Premtimi i Veselit për t’i larguar njerëzit me aktakuza nga partia i dhënë me datën 19 qershor është thyer me datën 29 korrik, apo gjashtë javë më vonë. KRYPOMETRI do të vazhdojë të monitorojë premtimin e Veselit se në listat e PDK-së nuk do të ketë njerëz me aktuakuza.

Artikulli

Më të marrë mandatin e dytë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte marrë vendim që të ndajë rrugët me njerëzit me aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm.

“Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam vendosur që: Të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, ka thënë Veseli sot në Prishtinë.

E në komunikatën e PDK-së, thuhet se vendimi i Veselit i përfshinte edhe njerëzit që kishin poste brenda partisë.

“[Veseli] i siguroi të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që asnjë person me aktakuza për korrupsion të mbajnë pozita në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në institucionet që udhëhiqen prej saj”, thuhet më tej në njoftim.

Kreu i PDK-së po ashtu ka konfirmuar se partia që drejton nuk do të kandidojë e as nuk do të mbështesë kandidatët e asnjë subjekti politik që kanë aktakuza të konfirmuara.

“PDK nuk do të kandidojë persona të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, në asnjë pozitë publike. Dhe, as nuk do t’i mbështesë kandidatët e tillë që mund të propozohen nga partitë tjera ose qytetarët”, tha Veseli.

Veseli e kishte mbajtur premtimin për lirimin nga detyra të zyrtarëve të PDK-së që kishin poste në qeverinë e Kosovës.

I pari që e kishte kundërshtuar ishte kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku. Ai kishte bërë edhe akuza të mëdha në drejtim të partisë.

“Nga partia duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë”, kishte shkruar Lushtaku në Facebook.

Veseli kishte heshtur ndaj këtyre akuzave. E disa prej bashkëpartiakëve të tij e kishin sfiduar Lushtakun, duke i thënë që duhet të flas me emra.

Por, duket se me rënien e qeverisë dhe paralajmërimin e zgjedhjeve të reja, gjerat kanë ndryshuar. Në mbledhjen e këshillit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Veseli qëndronte në të njëjtin rresht me tre zyrtarët që kanë aktakuza.

Adem Grabvoci, Sami Lushtaku si dhe Xhavit Haliti aktualisht kanë aktakuza aktive dhe ishin të pranishëm në takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të PDK-së të udhëhequr nga Veseli.

Foto: PDK

Ndaj Adem Grabovcit rëndon aktakuza e ngritur për skandalin e përgjimeve ‘Pronto’. Grabovci hoqi dorë nga kandidatura për kryetarë të PDK-së në Pejë, ndërsa u zgjodh pjesë e këshillit drejtues të PDK-së në qershor të këtij viti.

Derisa Grabovci ishte pjesë e takimit të PDK-së, Besim Beqaj që është në të njëjtën aktakuzë është liruar nga detyra e ministrit me vendim të Veselit.

Kryetar i PDK-së në Pejë, është zgjedhur Xhavit Halitit, ndaj të cilit Prokuroria e Prishtinës me 31 maj 2019 ka ngritur një aktakuzë për veprën penale të sulmit me pretendimin ndaj deputetit e LDK-së Arben Gashi.

Në takimin e Këshillit Drejtues të PDK-së ishte edhe Sami Lushtaku, i cili javë më parë bëri akuza të forta ndaj disa personave brenda PDK-së.

Ndaj Lushtakut, rëndojnë tri aktakuza. E para për rastin e njohur si KEK2 për veprën penale të shtytjes në keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila është në Gjykatën e Apelit pasi në shkollën e parë ishte shpallur i pafajshëm. Përvec saj, Lushtaku ka një aktakuzë që ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja në kohën sa Lushtaku ndodhej në paraburgim në Rastin “Drenica”.