array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Facebook

Impiantin jofunksional i ujërave të zeza në Junik

Deklarata

Agron Kuçi: Po, pranverën e vitit të ardhshëm (2018) do të funskionalizohet impianti

 

Agron Kuçi

Vlerësimi

Rrenë

Ujërat e zeza të Komunës së Istogut vazhdojnë të mos pastrohen pas zvarritjes së një projekti. Projekti për ndërtimin e impiantit ka mbetur në gjysmë dhe i njëjti është duke kryer vetëm funksionin e një kolektorit të ujërave të zeza. Ky projekt financohet nga fondet e IPA-së.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, në debatin për kryetar të komunës kishte premtuar se në pranverën e vitit 2018 do të impianti për trajtimin e ujërave të zeza do të bëhej funksional.

“Po, pranverën e vitit të ardhshëm (2018) do të funskionalizohet impianti”, kishte thënë Kuçi në debat.

Në maj të vitit 2018, në përgjigjen e Komunës së Junikut thuhej se impianti për trajtimin e ujërave të zeza ishte funksionalizuar pjesërisht.

“Ai për momentin funksionon si kolektor i thjeshtë”, potencohej në përgjigjen e Komunës.

Ata kishin deklaruar se ishin duke pritur nga investitori (Bashkimi Europian) sigurimin e fondeve për finalizimin e projektit.

Me këtë projekt parashihej sjellja dhe montimi i aparaturës për pastrimin e ujit. Në përgjigjen e Komunës së Junikut potencohej se arsyeja që e ka penguar funksionalizimin e këtij impianti, ishte kontesti i kontratës në mes të investitorit (BE) dhe operatorit që do të realizonte këtë projekt.

Gati një vit e gjysmë që kur qeverisja e Agron Kuçit ka ardhur në pushtet për herë të tretë, Kallxo.com përsëri e ka pyetur Komunën e Junikut për impiantin.

Komuna e Junikut ka thënë se kontrata për këtë projekt është nënshkruar në vjeshtën e vitit 2018 dhe ka dhënë një tjetër afat kohor brenda të cilit do të përfundojë impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

“Kontrata për funksionalizimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza është nënshkruar në vjeshtën e vitit 2018. Projekti pritet të përfundoj këtë vit (2019). Financues i këtij projekti është Bashkimi Evropian”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Junikut.

Në komunën e Junikut ujërat e zeza janë derdhur në lumin “Trava” edhe pse impianti për trajtimin e tyre është ndërtuar por nuk është funksionalizuar plotësisht.

Agron Kuçi është zgjedhur në krye të komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë për të tretën herë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.

Impianti i fjetur i Junikut

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.