array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Atdhe Mulla

Huqja e Policisë për objektin e shembur

Deklarata

Deklarata: “Fushë Kosovë 22.04.2019 – 20:25. Raportohet se gjatë kryerjes së punimeve në një ndertesë  është rrëzuar pllaka e betonit në të cilën ishin duke punuar disa punëtorë….

 

Policia e Kosovës

Vlerësimi

Rrenë

Policia e Kosovës ia ka huq komunës në të cilën gjendet ndërtesa të cilës iu shemb një pllakë e betonit. Territorialisht, ajo ndërtesë është konfirmuar se është në Komunën e Prishtinës. Pra, Komuna e Prishtinës ka dhënë leje dhe inspektorati i kësaj komune është përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve.

Artikulli

Policia e Kosovës njoftoi për shembjen e një pllake te një ndërtese në ndërtim e sipër në Fushë Kosovë.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Elez Berisha” në zonën industriale në Fushë Kosovë, është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër”, ka deklaruar Flora Ahmeti gjatë mbrëmjes së 22 prillit.

Se objekti është në territorin e Fushë Kosovës, Policia e Kosovës e tha edhe dje (e martë) në raportin 24 orësh që ua dërgon mediave çdo ditë.

“Fushë Kosovë 22.04.2019 – 20:25. Raportohet se gjatë kryerjes së punimeve në një ndërtesë është rrëzuar pllaka e betonit në të cilën ishin duke punuar disa punëtorë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e forcave të rendit të dërguar sot.

Por, me këtë nuk u pajtua komuna e Fushë Kosovës. Kjo komunë reagoi duke thënë se objekti të cilës iu shemb pllaka gjatë punimeve është e Komunës së Prishtinës.

“Komuna e Fushë-Kosovës, reagon lidhur me lajmin se është shembur një objekt në komunën e Fushë-Kosovës. Ky lajm është i pasaktë dhe i pavërtetë dhe është i habitshëm përse nuk verifikohen informacionet dhe të dhënat por ato plasohen në mënyrë të pasaktë dhe të pavërtetë. Objekti është i Komunës së Prishtinës”, ishte reagimi i Komunës së Fushë Kosovës.

Se objekti është në territorin e Komunës së Prishtinës, dje gjatë ditës e tha edhe Drejtori i Inspekcionit në kryeqytet, Adonis Tahiri. Për më tepër, ai njoftoi se mori të gjitha masat e nevojshme që mos të fillohen punimet pa u bërë pastrimi i vendpunishtës.

“Mbrëmë, në rrugën “Elez Berisha” në Zonë Industriale, është shembur një pjesë e pllakës së një objekti në ndërtim e sipër, me leje ndërtimore. “Inspektori i zonës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar se në proces të betonimit, është shembur një pjesë e pllakës së katit të parë. Me procesverbal, pala është obliguar që menjëherë ta sigurojë vendpunishten dhe hapësirën përreth duke i larguar pjesët e dëmtuara. Gjithashtu, pala nuk mund të vazhdojë me punët sipas lejes ndërtimore, pa e sjellë në Drejtorinë e Inspekcionit raportin e stabilitetit të ndërtesës”, shkroi Tahiri në “Facebook”.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).