Shembet një objekt në ndërtim në Fushë Kosovë

Është shembur një pllakë e një ndërtese që është duke u ndërtuar në Fushë Kosovë.

Në një deklarim për KALLXO.com, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Elez Berisha” në zonën industriale në  Fushë Kosovë, është shembur një pllakë  nga një ndërtesë e cila  është në ndërtim e sipër”, ka thënë ajo.

Sipas forcave të rendit, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona te lënduar. Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Gjatë ditës një objekt tjetër është shembur në Mitrovicë.

Mitrovicë: Vazhdojnë kërkimet nën gërmadhat e hotelit ‘Adriatiku’

.

22 Prill 2019 - 21:47

Valon Fana 22/04/2019 - 21:47
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend