array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Huqja e emrit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës 

Deklarata

LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Kupina zgjidhet kryesues

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Kupina zgjidhet kryesues” nuk është i saktë. Kryesues i Kuvendit Komunal është zgjedhur asamblist Fehmi Kupina e jo Bekim Kupina. Fehmi Kupina është politikan dhe asamblist në Kuvendit Komunal të Prishtinës, ndërsa Bekim Kupina është këshilltar i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Artikulli

Më 14.03.2024 portali i lajmeve Arbresh.info (arkiva) publikoi një lajm me titull: “LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Kupina zgjidhet kryesues”.

Krypometër ka kontaktuar me Bekim Kupinën, i cili ka thënë se nuk është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kupina, në një deklarim për Krypometrin,  u shpreh se  raportimi i medias “është një tregues i pavëmendshmërisë totale të një pjese të medias. Këto lëshime shpërfaqin defekt strukturor në politikat redaktuese”.

“Ka mundësi që huqje të tilla të bëjnë gazetarët e rinj, porse ekzistojnë redaktorët, të cilët mbajnë përgjegjësi për lëshime të tilla”- ka thënë ai.

Krypometër, përmes qasjes në videon e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunë të Komunës së Prishtinëse, që është mbajtur më 14.03.2024, e ka verifikuar se kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës është zgjedhur asamblisti Fehmi Kupina, dhe jo Bekim Kupina, si raportohet nga portali Arbresh.info (arkiva).

Fehmi Kupina është asamblist në Asamblen e Komunës së Prishtinës, i zgjedhur përmes partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai kishte qenë kryesues i Asamblesë deri më 27.06.2023, kur ishte shkarkuar nga pozita e kryesuesit me propozim të LDK-së. Kupina ishte larguar nga grupi parlamentar i LDK-së dhe aktualisht është asamblist i pavarur.

Ndërsa, Bekim Kupina është këshilltar i Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Bekim Kupina më parë ka qenë gazetar dhe redaktor në gazetën Koha Ditore.

Fehmi Kupina u propozua për këtë pozitë nga asamblisti i AKR-së, Gëzim Mehmeti, derisa LVV dhe PDK nuk propozuan askënd për këtë pozitë, por përkrahën kandidaturën e Kupinës. Kupina u zgjodh në këtë pozitë në rundin e tretë të votimit të fshehtë, sipas ligjit për vetëqeverisje lokale. 

Pëllumb Bajqinovci nga LDK ishte zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal më 21.07.2023, por më 27.02.2024, asamblistët e partive opozitare në kryeqytet, PDK, LVV, AAK dhe AKR përmes një seance të jashtëzakonshme e shkarkuan nga kjo pozitë. Shkarkimi i tij është bërë pas prishjes së koalicionit në mes të LDK-së dhe PDK-së.