array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Flamujt e Kosovës dhe të ShBA-së - Foto: KALLXO.com

Biseda e presidentes Osmani me zëvendëspresidenten amerikane Harris kishte ndodh në muajin shtator

Deklarata

Media online “Top Lajme” (08.11.2021) – “E FUNDIT/ Zëvendëspresidentja e Amerikës në një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin – Kjo që u fol po habitë gjithë qytetarët”

Media online “Top Lajme”

Vlerësimi

Me kos

Artikulli i publikuar nga “Top Lajme” nuk është i vërtetë. Biseda telefonike mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëspresidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris është realizuar më 3 shtator, ndërsa “Top Lajme” e ka aktualizuar dhe e ka ripublikuar sikur kjo bisedë është realizuar më 8 nëntor.

Artikulli

Një bisedë telefonike e para dy muajve mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëspresidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, është shpërndarë si lajm i fundit nga “Top Lajme”.

Artikulli me titullin “E FUNDIT/ Zëvendëspresidentja e Amerikës në një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin – Kjo që u fol po habitë gjithë qytetarët”, është publikuar më 8 nëntor 2021 në faqen “https://tintuc60s.com/”, e cila në ballinë e ka emrin “Top Lajme”.

Ky artikull, në të njëjtën ditë është shpërndarë në Facebook në faqen me emrin “Veç me Albin Kurtin Kryeminister”, e cila ka mbi 25 mijë pëlqime.

I njëjti artikull ishte publikuar edhe në shtator të këtij viti në faqen “Newztybe” dhe në faqen e Facebook-ut të “Me Lajme Online”, e cila ka mbi 174 mijë pëlqime.

Në anën tjetër, përmbajtja e artikullit të publikuar më 8 nëntor të këtij viti, është e ndryshme nga titulli, aty është bashkangjitur në tërësi – komunikata që Presidenca e Kosovës e kishte publikuar, kur ishte zhvilluar biseda telefonike mes presidentes Osmani dhe zëvendëspresidentes amerikane Harris, që ishte zhvilluar më 3 shtator 2021.

Zyra e Presidencës kishte njoftuar se Osmani dhe Harris kishin biseduar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe vazhdimin e partneritetit në tema të ndryshme. Përmbajtja e tekstit nuk kishte diçka të jashtëzakonshme siç pretendohet në titullin e lajmit të rremë.

Riaktualizimi i një lajmi të tillë, që ka të bëjë me raportet Kosovë – ShBA është publikuar pak ditë pasi u raportua se Kosova nuk është ftuar të jetë pjesë e Samitit të Demokracive që do të mbahet në ShBA në dhjetor të këtij viti.

Fillimisht gazeta amerikane “Politico” më 5 nëntor publikoi listën e shteteve që janë ftuar të marrin pjesë në këtë samit. Më pas, Ambasada e Amerikës në Kosovë e konfirmoi për KALLXO.com që Republika e Kosovës nuk do të jetë pjesë e “Samiti i Presidentit për Demokraci”.

Zëdhënësi i Ambasadës, Eric Brassil deklaroi se jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë iniciativë.

“Samiti i Presidentit për Demokraci është një nga iniciativat e shumta të ShBA-së, të fokusuara në avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut në mbarë globin. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë iniciativë”, thuhej në përgjigjen e Ambasadës.

Ambasada ka theksura se ShBA-ja mbetet e palëkundur për të bashkëpunuar me Kosovën.