Gazeta "Politico": Samiti për Demokraci, Biden s’e fton Kosovën

Gazeta amerikane “Politico” gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e shteteve që janë ftuar të marrin pjesë në Samitin e Demokracive, i cili do mbahet në muajin dhjetor në ShBA.

Në hartën e shpërndarë për vendet që morën ftesë nga Ballkani Perëndimor, Kosova nuk është pjesë e listës.

Vendet me ngjyrë jeshile janë ato që kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e Samitit për Demokraci, ndërsa ato me ngjyrë portokalli nuk kanë marr këtë ftesë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk morën ftesë Hungaria, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Kosova.

Madje, Hungaria është i vetmi shtet anëtar i BE-së që nuk ka marrë një ftesë të tillë pasi, sipas raportimeve, lideri i këtij vendi, Viktor Orban ka kontribuar në minim të demokracisë.

“Politico” shkruan se ndihmësit e Biden janë ende duke bërë agjendën për samitin virtual të 9-10 dhjetorit dhe shumë nga puna e tyre është konfidenciale.

“Lista e qeverive të ftuara nuk është bërë publike, megjithëse “Politico” arriti të marrë një përmbledhje të enjten. Planet janë të gjitha tentative dhe grupet e shoqërisë civile po ankohen se janë të margjinalizuar”, thuhet më tej nga “Politico”.

Nikoqir i këtij samiti që do mbahet në datat 9 dhe 10 dhjetor pritet të jetë presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

Sipas të dhënave të Politico, ky samit do kulminojë me një takim tjetër në vitin 2022 ku do diskutohen të arriturat e samitit të këtij viti.

Këtu gjeni listën e vendeve që janë ftuar për të qenë pjesë e këtij samiti.