Osmani bisedon në telefon me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, flasin për refugjatët afganë

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike zëvendëspresidenten se Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Osmani ka njoftuar se në këtë bisede telefonike mes saj dhe Harris është diskutuar për vendimin e institucioneve të Kosovës për t’i pranuar refugjatët afganë.

“Zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentes Osmani.

“Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonisë nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III”, thuhet në njoftimin për media të presidencës.

Përmes kësja bisede telefonike, presidentja Vjosa Osmani e ka ftuar zëvëndëspresidenten e ShBA-ve që të vizitojë Kosovë.