array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Aliu: Rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundojë këtë vit

Deklarata

Liburn Aliu (11.08.2021) – “Rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundojë këtë vit”.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të monitorojë nëse punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë do të përfundojnë këtë vit, ashtu siç ka premtuar ministri Liburn Aliu.

Artikulli

Kanë kaluar gati 5 vite që kur është përuruar projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë por ajo ende nuk ka përfunduar. Zgjerimi i kësaj rruge ka filluar në kohën kur kryetar i Komunës së Podujevës ka qenë Agim Veliu dhe ministër i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Punimet në këtë rrugë kishin vazhduar edhe gjatë mandatit të ministri Pal Lekaj. Më 3 tetor të vitit 2018 është bërë asfaltimin e segmentit të katërt të kësaj rruge.

“Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë,  i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit të Podujevës, Hamdi Jaha, të mërkurën vizitoi fillimin e asfaltimit të segmenti i katërt të zgjerimit të rrugës Rajonale, Prishtinë – Podujevë. Ky segment ka gjatësi prej 1.4 kilometra”, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2018.

Më 23 korrik 2021, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se po asfaltohej shtresa e parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”.

“Mision e kemi që sa më parë të përfundohen projektet që janë zvarritur me vite të tëra”, kishte shkruar Durmishi në Facebook.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka premtuar se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë do të përfundojnë këtë vit.

“Rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundojë këtë vit”, ka thënë ministri Aliu në emisionin KallxoPernime.