KQZ publikon dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka bërë publik dhe ka miratuar  dizajnin e fletëvotimeve për 4 komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveqan, Leposaviq, Zubin Potok.

“Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me ecurinë e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Ai bëri të ditur se është vazhduar me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konfom Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja”, thuhet në Komunikatën e KQZ-së.

Ky do të jetë dizajni i fletëvotimeve për këto zgjedhje të cilat do të mbahen më 19 maj.