Autobuse/Trafiku Urban

Prishtinë, ndryshon rrjeti i linjave dhe itinerarit në Trafikun Urban

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka marrë vendim për ndryshim të rrjetit të linjave dhe itinerarit të transportit në Trafikun Urban.

Ndërmarrja lokale “Trafiku Urban” mbulon 8 linja me 51 autobusë. Derisa, ndryshimet në qarkullim janë pjesë e reformës që po kryen komuna në Transportin Publik ku pak ditë më herët u bë e ditur se pagesa e biletës mund të bëhet edhe përmes mesazhit.

Vendimi për ndryshim të qarkullimit të linjave ka hyrë në fuqi nga dita e nënshkrimit (4 tetor).

Transporti Urban i rregullt organizohet në këto linja: 1. Prishtinë-Fushë Kosovë,  1A Prishtinë-Aeroport, 3. Rrethi i Matit-Bardhosh, 3B. Rrethi i Matit-Bërnicë e Ulët, 3C. Bregu i Diellit-Sinidoll, 4.Lagjia Mat-Parku i Gërmisë, 7C. Kalabri-Qendër-Kalabri, 15. Keçekollë-Prapashticë-Gllogovicë.

Po ashtu, komuna në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës ka marr vendim për lëshim të një linje Prishtinë-Graçanicë-Kishnicë.

Derisa, është në pritje të sjelljes së 30 autobusëve tjerë të cilët do jenë në pronësi të NPL ‘Trafiku Urban’.

Në këtë link gjeni itinerarin dhe relacionin për secilën linjë me vendim të ri të kryetarit të kryeqytetit.

Nga sot në Prishtinë biletat e autobusëve me Trafikun Urban mund të blihen me SMS