Komuna e Prishtinës përuron park në emër të ish kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama së bashku me ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi përuruan sot parkun e lagjes ‘Arbëria’ me ermin e ish kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Rama përmes një postimi u shpreh se ky park u jep qytetarëve më shumë hapësira të gjelbra.

“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe. Shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’ju mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit”- ka shkruar Rama.

Shinzo Abe ka shërbyer si kryeministër i Japonisë në periudhën 2006-2007 dhe 2012-2020.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara më 8 korrik 2022.

Abe po mbante një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba.