Komisioni për mbikëqyrje të AKI-së po shqyrton rastin Maxhuni

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencën ka diskutuar çështjen e përfshirjes së familjarëve të shefit të kësaj agjencie, Shpend Maxhuni me një kallëzim penal për armë dhe narkotikë.

KALLXO.com kishte raportuar të shtunën lidhur me këtë rast.

Në lajmin e KALLXO.com të cilin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se pjesë e një kallëzimi penal për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ishte edhe djali i Shpend Maxhunit.

Policia e Kosovës më pas  ka publikuar një sqarim në të cilin thotë se as arma e as lëndët narkotike të gjetura nga policia na një pikë kontrolli nuk janë të djalit të Shpend Maxhunit.

Ganimete Musliu, kryetare e komisionit parlamentar tha se po presin të dhëna zyrtare nga policia.

E kemi trajtuar edhe këtë çështje në komision, e kemi shqyrtuar nga ato informacione sa kemi, por s’kemi informacione në vija zyrtare. Si Komision kemi ardhur në përfundim, duke pasur ndjeshnërinë e punës, se na duhet informacione të detajuara nga policia në rast se drejtori i AKI-së ka qenë apo jo i përfshië në incident. Lëvizja Vetëvendosje kërkoi shkarkimin e Maxhunit. Por duhet të informohemi në vijë zyrtare sa ka qenë i i nvolvuar dhe a ka pas përfshirje. Nga Policia të na informojë me detaje, më pas vendosin. Do të keërkojmë zyrtarisht raportet prej PK-së, pse ka dilema pse ka pasur tendencë për ndryshim të raportit”, tha Musliu.

Musliu shtoi se personat e rritur duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e veta pa marrë parasysh familjarë të kujt janë.

“Nuk mund të paragjykoj nëse do të del se z. Maxhuni është i përfshirë. Kemi të bjëmë me djalin e drejtorit dhe jo drejtorin. Ai është i rritur dhe secili duhet të përgjigjet për veprën e tij, pa marrë parasysh a janë familjarë të zyrtarëve. Nuk mund t’i fusim këtu çështjet familjare. Të gjithë deputetët kanë qenë të interesuar qe askujt të mos i bëhet gjyqi pa prova. Nuk kemi prova apo ndodnjë akt se drejtori i AKI-së, ka pasur ndërhyrje ne rastin në fjalë. Mua nuk më intereson familja e askujt tjeter, por vetëm nëse drejtori i AKI-së e respekton apo jo ligjin”, tha ajo.

https://kallxo.com/policia-arma-e-droga-nuk-jane-te-djalit-te-shpend-maxhunit/

 

https://kallxo.com/zyrtare-djali-i-shpend-maxhunit-dyshohet-per-droge-e-arme/