Komisioni për Arsim kalon Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit

Anëtarët e Komisionit Parlamentar  për Arsim, kanë votuar unanimisht Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit, ndërsa amandamentet e këtij projektligji i kanë dërguar në komisionet e përhershme të Kuvendit të Kosovës.

“Projektligji për Inspektoratin e Arsimit ka kaluar në komisionin të Arsimit me  propozim që amendamentet e këtij projektligji  të dërgohen në komisionet e përhershme dhe pastaj ky projektligj të shkoj në seancë”, tha kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi.

Ky projektligj është shqyrtuar për disa mbledhje me radhë nga anëtarët e Komisioni për Arsim për shkak se shpesh herë ata kishin dilema apo kërkesa shtesë për nene të caktuara të projektligjit.

Edhe gjatë ditës se hënë, anëtarët e komisionit patën dilema në dy çështje, atë të themelimit të komisioneve, dhe mundësisë për mbikëqyrjen e punës së inspektorëve.

Çështja e parë për themelimin e komisionit për ankesa si shkallë e dytë në Inspektoratin e Arsimit nxiti debate dhe mendime të ndryshme mes anëtarëve të Komisionit për Arsim.

Katër anëtarë të komisionit ishin që ky komision të themelohet nga ministri i Arsimit, ndërsa gjashtë të tjerë votuan që ky komision të bëhet nga drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit duke marrë kështu votat shumicë.

“Unë jam për atë që drejtori i përgjithshëm ta themelojë komisionin. Drejtori është shkalle e dyte dhe ministri kurrë nuk mund të jete shkallë e dytë. Ministri është ne shkallë puro politik dhe nuk mund të themelojë komisione”, tha anëtari i PDK-së, Nezir Çoçaj.

Por kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi ka kundërshtuan që komisioni të themelohet nga drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit.

“Ky komision është i shkallës së dytë dhe duhet të bëjmë diçka tjetër. Unë nuk pajtohem që një njeri me i pas kompetencat prej fillimi deri ne fund, prej themelit deri në kulm”, tha Ismajl Kurteshi.

E çështja e dytë që ky komision kishte dilemë, ishte vlerësimi i performancës së inspektorëve të arsimit, propozim ky i cili erdhi nga anëtarja e komisionit Arbërie Nagavci.

Nagavci tha se duhet të merret një model si ai i Sllovenisë për vlerësimin e performancës së inspektorëve të arsimit duke iu nënshtruar një provimi profesional.

Por ky propozim nuk u votua nga shumica e anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi