Millan Radoiçiq

VIDEO - Rada Trajkoviq tregon lidhjet mes shefit të BIA-s dhe Millan Radoiçiqit

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ka thënë se Radoiçiqi nuk ka mundur i vetëm të veproj.

Ajo në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radioçiqin e mbron në mënyrë të drejtpërdrejtë shefi i BIA-s, Bojan Dimiqi.

“Radojçiqi nuk është bartësi kryesor i gjithë kësaj sitatue. Ai këtë nuk do të mund ta bënte vet. Nëse sërish ka njerëz në poste kryesore siç është Bojan Dimiq (shef i Shërbimit Sekret Serb, BIA) të cilin e mbron në mënyrën më të drejtpërdrejtë, e i cili gjithashtu është klient i Petronijeviqit, dhe nëse nuk kemi ndryshime në BIA, të cilat ne i kemi pritur (të ndodhin) pas intervenimit Amerikan në lidhje me Vullinin” – tha ajo.

Trajkoviqi ka insistuar që udhëheqësia e këtij institucioni pra e BIA-s duhet të ndryshohet.

“Nëse udhëheqësia e institucionit nuk ndryshohet, besoni që për stabilitet të Kosovës dhe tonin (është keq). Është i nevojshëm një ndryshim shumë më i thellë që nënkupton ndryshimin e politikës e cila do të kishte njerëz pro-evropian të instaluar brenda sistemit edhe në Beograd e posaçërisht në sistemin e sigurisë, pra njerëz që e kuptojnë sistemin e sundimit të së drejtës. Kam frikë se tani për tani (ky ndryshim s’mund të ndodh)” – tha ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq.