Rada Trajkoviq në Kallxo Përnime

VIDEO - Rada Trajkoviq: Po më rrezikohet familja ime

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, duke folur për avokatin e e Millan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, ka thënë se ai i ka shkaktuar shumë dëme asaj.

Ajo ka deklaruar se që 5 vjet jeton në ‘burg shtëpiak’, shkaku siç thotë ajo, i Petronijeviqit.

“Nuk i di të gjitha hollësitë për të, e di se mua personalisht më ka shkaktuar dëme, që në thelb që pesë vite jetoj në, si të them, “burg shtëpiak”, me kufizim të lirisë së lëvizjes për shkak se siguria ime më është rrezikuar por edhe fëmijëve të mi dhe të gjithë familjes. Kështu që ky njeri dhe kjo paskrupullësi që ai e ka përdorur, pasi që të gjitha mediat në Beograd ia kanë hapur mundësinë që të flasë për bashkëpunimin tim aktiv me shqiptarët, në kuptim të asaj që ai ka nënkuptuar punën time në të mirë të shqiptarëve e në dëm të serbëve” – ka thënë Trajkoviq.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime”, ka deklaruar gjithashtu se nuk ndihet e sigurt që të udhëtoj lirshëm nga Prishtina në Beograd apo anasjelltas.

“Kjo është një propagandë që në mënyrë të drejtpërdrejtë më rrezikon dhe deri në këtë moment unë vërtet nuk ndihem e sigurt as të udhëtoj lirisht nga Prishtina në Beograd dhe të kthehem. Për një kohë kam pasur edhe përcjellje, e dini se herën e fundit më kanë ndaluar për 24 orë dhe pastaj me ndihmë të shpejtë, kur veç isha në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, më kanë evakuuar nga kufiri në Merdarë deri në spitalin e Prokupljes”, tha ajo për “Kallxo Përnime”.

Përkeqësohet gjendja e Rada Trajkoviqit, transferohet në spital