Ministrja Haxhiu përmend aksionet më të rëndësishme në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se aksionet më të rëndësishme në luftën kundër krimit e korrupsionit prej kur ka marrë detyrën janë rasti me subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë dhe konfiskimi i 400 kilogramëve drogë.

“Besoj që dy do i vlerësoj sot, duhet të ketë më shumë pasi punët nuk i kemi mirë, por do i vlerësoja subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë dhe konfiskimi i 400 kg drogë që është zënë si një ndërmarrrje Shqipëri-Kosovë- Itali, këto kanë qenë dy prej aksioneve që do i vlerësoja shumë”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu potencoi se te rasti i drogës ka edhe persona të arrestuar.

Sipas ministres së Drejtësisë, sistemi i drejtësisë vazhdimisht i ka mbyllur sytë para rasteve të mëdha, duke i neglizhuar e më pas duke i shpallur të pafajshëm.

“Rastet e mëdha nuk  hapen pasi sistemi i dejtësisë i ka mbyllur sytë para tyre, ato parashkruhen, neglizhohen, zgjaten dhe në fund shpallen të pafajshëm, si rasti me veteranët dhe ‘Pronto'”, shtoi Haxhiu.