LIVE - Kriza me ujin e Prishtinës

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime”, transmetohet debati ‘Kriza me ujin e Prishtinës’

-Për më shumë se një javë, 20% e qytetarëve të Prishtinës nuk rekomandohen të pinë ujin

-Zyrtarë nga instituti, ujësjellësi, komuna dhe qeveria flasin për krizën e ujit

-Kur do të kthehet Prishtina në normalitet?

-A ka plan për daljen nga kriza?

Më 19 tetor, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për të gjitha zonat të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit, të mos e konsumojnë ujin.

Kjo pasi në bazë të analizave fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në fabrikën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badovcit, ka dalë se ka vlera të rritura të Manganit.

Përmes një komunikate për media ishte bërë e ditur se IKSHPK-ja ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.

“IKSHPK-ja apelon te qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës”, thuhej në njofti