Gashi kërkon nga qeveria sqarime rreth Nexhat Krasniqit

Kreshnik Gashi nga KALLXO.com, ka kërkuar llogari nga Qeveria të dalë dhe të sqaroj se pse e ka leju një person të tillë (Nexhat Krasniqi), të jetë në krye të prokurimit në Ministri të Infrastrukturës.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se Qeveria duhet të dalë dhe të sqaroj se cila është përgjegjësia publike për kthimin në punë të Krasniqit.

“Na ende s’kemi pa ndonjë përgjegjësi apo llogaridhënie nga kreu i atij institucioni për veprimet dhe për faktin që ka leju që në Qeverinë Kurti me pas një njeri që hyn në listën e zezë të SHBA-së, për shkak se dyshohet për korrupsion” – ka thënë Gashi.

Sipas tij këtë llogaridhënie nuk do ta shohin qytetarët e Kosovës pasi që “është krijuar një sindrom që kushdo që është i pastruar me shkopin magjik të partisë në pushtet, ai ka me qenë i pastër dhe s’ka me u ataku”.

Ai ka bërë një krahasim të reagimit ndaj rastit Krasniqi mes pushtetit aktual dhe atyre të kaluara.

“Imagjinojeni sikur ky njeri do të hynte në listën e zezë në qeveritë e kaluara, çfarë fushate, çfarë kampanje, çfarë protesta ishin zhvilluar në vendin tonë. Sot nuk ka asnjë reagim publik. S’kemi asnjë veprim të institucioneve lidhur me këtë rast. Pezullimi nga puna nuk na tregon ndonjë masë serioze në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë zotim nga Qeveria që veprimtaria e këtij personi ka me u auditu dhe do të hetohet deri në fund” – tha Gashi.

Gashi ka thënë gjithashtu se ministrat e kësaj Qeverie janë bërë hetues dhe parashtrues të kallëzimeve penale.

“….. që realisht këto kallëzime penale janë boshe dhe s’kanë asgjë në esencë pra janë për çështje të konsumit politik. Rrjedhimisht kjo qeveri ka dështuar të ndërtoj krime ekonomike profesionale kredibilie, mekanizma hetimor financiar dhe me ndërtu një mekanizëm që heton korrupsionin në Kosovë” – tha tutje Gashi.

Ndryshe më datën 3 të këtij muaji, Nexhat Krasniqi, shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, ka hyrë në listën e të sanksionuarve të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu ndaluar hyrja atij dhe dy fëmijëve të tij.

Nexhat Krasniqi me vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit është sanksionuar si i “papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”, ndërlidhur me rastin e Parkut Industrial në Drenas.

Një ndër kontratat e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës që është nënshkruar nga i sanksionuari i SHBA-së, Nexhat Krasniqi