Demolli: Strategjia kundër dhunës në familje nuk ka buxhet të mjaftueshëm

Luljeta Demolli nga  Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thënë se përkundër që kanë punuar në strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë, kundër dhunës në familje dhe vrasjes së grave, ajo e ka një defekt –  nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

Ajo tha se nuk mund të ketë sukses një strategji e cila nuk buxhetohet.

“Nuk janë ndarë mjete financiare të mjaftueshme ende, pjesë pjesë për shembull strehimoreve u janë nda fondet por ka pjesë që strategjia nuk është mjaftueshëm e buxhetume”- tha Demolli në emisionin “Kallxo Përnime”.

Sipas saj, pjesa më e madhe e strategjive të hartuara deri më tani dhe që janë aplikuar, u ka munguar buxheti.

“Kur nuk ka buxhetim një strategji maksimalisht, ka edhe probleme të tilla. Kjo strategji është mjaftueshëm e adresume dhe është në dinamikë, MD-ja ka thënë se mund ta ndryshoj nëse ka nevojë dhe do të mbledh grupe punuese për me qenë sa më dinamike dhe është një dokument që mund të plotësohet por shqetësimi jonë është që mes strategjisë edhe asaj cfarë po ndodh në Kosovëështë një gap i madh” – tha tutje Demolli.