Istog – Nje person vdes pasi humb kontrollin duke drejtuar traktorin

Një person ka vdekur pasi që derisa ishte duke drejtuar traktorin e tij , ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:25 në Vojdull, përkatëshit në bjeshkë të Istogut.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë  dal në vendin e ngjarjes ku dhe është  konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin policor.