Foto: Rtv21

Aksident afër Kërçovës, vdes shoferi i traktorit

Në aksidentin që mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 ndodhi afër Trapçin Dollit në aksin Kërçovë – Gostivar, humbi jetën një traktorist i lindur në vitin 1959 nga fshati Greshnicë i Kërçovës.

Nga SPB Ohër njoftojnë se aksidenti ka ndodhur kur tani më i ndjeri duke drejtuar traktorin ka dalë nga rruga e fshatit që të kyçet në magjistrale.

Nga atje informojnë se ekspertiza në vendin e aksidentit ka përfunduar dhe komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar është normalizuar.

Qarkullimi ishte ndërprerë plotësisht nga ora 9:50 deri në orën 12:10./TV21